Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri  Empty
MesazhTitulli: Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri    Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri  Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 1:28 am

Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri  307lro3
Përbërësit për 6 persona:

* 600 g dardha
* 360 g miell misri
* 900 ml qumësht
* gjalpë
* 300 g sheqer
* 1 gotë e vogël konjak ose rum
* 2 kokrra lëkurë limoni
* kripë

Gatimi:

1. Në një tenxhere zieni qumështin, shtojini lëkurën e limonit, gjysmën e sheqerit, dhe pak kripë.

2. Ngadalësojeni zjarrin, shtoni pak nga pak miellin dhe trazojeni vazhdimisht pa ndërprerje me lugë druri derisa të trashet, shtojini edhe pak gjalpë. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

3. Përgatitni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me pak sheqer.

4. Hidhni brumin kurse gjalpin e mbetur shtojeni lart në kubike të vogla. Vendoseni në furrë për t'u pjekur për 15-20 minuta.

5. Lajini e pastrojini dardhët, pritini përgjysmë dhe ziejini me sheqer si komposto. Lëngun e kompostos aromatizojeni me konjak ose rum dhe ziejeni edhe pak sa të trashet, të bëhet si shurup.

6. Kur të jetë gati vendosini dardhët sipër kekut të pjekur, shtoni shurupin dhe vendosini në furrë përsëri për rreth 10 minuta.

7. Servirini të ngrohta në pjata ëmbëlsi re, të prera në formë rombi me nga një dardhë përsipër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kek me miell misri dhe ananas
» Ëmbëlsirë festive
» Embelsire Egjiptiane
» Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Embelsirat-
Kërce tek: