Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ëmbëlsirë festive

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Ëmbëlsirë festive  Empty
MesazhTitulli: Ëmbëlsirë festive    Ëmbëlsirë festive  Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 1:24 am

Ëmbëlsirë festive  34ilifpPër 8 persona • Përgatitja: 45 minuta • Zierja: 1 orë
Nevojiten:

* 1.6 dl verë të ëmbël
* 5 të kuq të veve
* 60 g sheqer ajkë e ëmbël
* 1 lugë niseshte
* 300 g shllig
* 150 g krem të gatshëm të lajthive (për shembull nutellë)
* 20 g fletë xhelatine për biskotën e gatuar nga të bardhët e veve
* 300 g sheqer pluhur
* 250 g lajthi të fërguara
* 5 të bardhë të veve

Përgatitja:

Përgatiten biskotat nga të bardhët e veve: lajthitë e fërguara dhe të prera në copa të mëdha përzihen me sheqer dhe qiten në një enë të gjerë me fund të trashë, u shtohet shkuma e fortë e të bardhëve të veve. Pastaj kjo masë nxehet në temperaturë të ulët kujdesshëm, duke e përzier me lugë të drunjtë, rreth 10 minuta, përderisa masa të bëhet si një krem ngjyrëçelur.

• Në letër që shërben për pjekje, vizatohen me laps 2 rrathë, me perimetër prej 28 cm. Secili rreth i letrës qitet në tepsi të veçantë. Masa e të bardhëve të veve, e përzier me lajthi, qitet, me anë të shpatullës, në letrat e parapërgatitura dhe sheshohen mirë. Piqen 45-50 minuta në furrë të nxehur në 150 shkallë C.

• Të kuqtë e veve miksohen me sheqer, u shtohet niseshteja dhe vera, masa nxehet në avull, duke e përzier pandërprerë.

• Fletët e xhelatinës zbuten në ujë të ftohtë, ulen me 4 lugë ajkë të nxehtë. Kjo masë i shtohet kremit të lajthive, por së pari zbutet në avull, lihet për t'u ftohur, pastaj shtohen edhe 120 g shllag.

• Biskatat (nga të bardhët e vezëve) lyhen me kremin në të cilin është shtuar vera.

Ëmbëlsira zbukurohet me "lule" shllagu dhe futet në frigorifer, derisa të shërbehet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Ëmbëlsirë festive
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Embelsirat-
Kërce tek: