Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Ushqimet e shijshme, si drogë për trurin Mon Mar 21, 2011 1:51 am | |
| Sipas një studimi të kryer nga kërkuesit e "Boston University School of Medicine", konsumi i përzier i ushqimeve të pasura me yndyra dhe sheqerna krijon ndryshime në tru, të krahasueshme me ato që shkaktohen në rastin e varësisë nga drogat e llojeve të ndryshme..Ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme janë si kokaina dhe alkooli për trurin. Sipas një studimi të kryer nga kërkuesit e "Boston University School of Medicine", në bashkëpunim me Universitetin "Sapienza" në Romë, ka treguar se konsumi i përzier i ushqimeve të pasura me yndyra dhe sheqerna krijon ndryshime në tru, të krahasueshme me ato që shkaktohen në rastin e varësisë nga drogat e llojeve të ndryshme. Kështu mjafton të mësohesh me këto shije, për të krijuar varësi dhe të vuash nga një lloj paniku dhe ankthi kur nuk i gjen dot në meny. Zbulimi i përshkruar në revistën mjekësore "Pnas" na ndihmon të shpjegojmë se përse mungesa e detyruar nga ëmbëlsirat apo ushqimet e tjera mund të shndërrohet në një mision të pamundur për ata që mbajnë dieta, e që shpesh vuajnë nga çrregullimet me ushqimin pas periudhave kur heqin dorë nga pjatat e tyre të preferuara. Nën shënjestrën e shkencëtarëve kanë qenë sjelljet e disa lloj obezëve ose personave që kanë çrregullime me ushqimin, e që alternojnë periudhat ku u ndalohen rreptësisht ushqimet me sheqer apo shumë yndyrë me sjellje të vështira për t‘u kontrolluar dhe pasoja të dukshme mbi peshën. Për të hetuar mbi efektin e ushqimeve të ëmbla apo me shumë yndyrë në tru, kërkuesit kanë përdorur 155 minj dhe kanë "matur" përgjigjet neurobiologjike. Kafshët janë ndarë në dy grupe: i pari iu nënshtrua një diete me cikle, për pesë ditë rresht ata hëngrën ushqim normal, ndërsa për dy ditë të tjera ushqimi ishte i përbërë nga ëmbëlsira dhe yndyra. Grupi i dytë hëngri vetëm ushqime standarde. Kështu u pa se kafshët e grupit të parë, pasi ktheheshin tek ushqimi klasik, nuk ishin më të motivuara. Ato e refuzonin, edhe pse më parë kishin ngrënë qetësisht, dhe papritur dukeshin të stresuara dhe të pushtuara nga ankthi. Por, ndërsa ktheheshin te menyja e preferuar, kafshëve u zhdukej ankthi dhe frika si me magji. Asnjë ndryshim për minjtë e grupit të dytë. Pastaj kërkuesit hetuan mbi rolin e sistemit që rregullon stresin në tru: ata e lidhin me varësinë nga alkooli dhe droga. Kështu u zbulua se në periudhën e mungesave minjtë shfaqnin një rritje të nivelit të shprehjes së gjenit CRF (Corticotropin-Releasing Factor) në zonën e trurit, që është përgjegjës në përgjigjen ndaj frikës, ankthit dhe stresit. Vetëm kur në pjatë gjendeshin ushqimet që ata preferonin, nivelet e gjenit shkonin në normë. Pikërisht ndryshimi në tru i niveleve të CRF-së i ka lejuar kërkuesit të zbulojnë "shkaqet e dështimeve të vazhdueshme me dietat", shpengojnë specialistët. "Aktivizimi i CRF-së gjatë mungesës së ushqimeve të ëmbla indukton një gjendje emocionale negative, përgjegjës për ankthin. Faji i industrisë ushqimore Sot, industria ushqimore arrin të nxjerrë në treg ushqime në gjendje që të shkaktojnë në tru një dëshirë aq të fortë sa na bën të parezistueshëm për të konsumuar sa më shumë. Nëse flitet për stimulimin e thjeshtë cerebral, kanë bërë me dije specialistët, përbërësit e veçantë në vetvete nuk janë aq shumë të fuqishëm, por të kombinuar me yndyra, sheqerna dhe kripëra në mënyra nga më të ndryshmet prej prodhuesve të ushqimeve, bëjnë që në sistemin tonë cerebral të krijohet një rreth vicioz që na shtyn në mënyrë të panevojshme drejt dëshirës për të ngrënë, duke na lënë ta bëjmë diçka të tillë edhe kur jemi të ngopur. Sipas tyre, nuk është i sigurt se produktet ushqimore i zbatojnë deri në fund parimet neuroshkencore, por me siguri kompanitë e prodhimit të ushqimeve i njohin mirë sjelljet njerëzore, preferencat, shijet dhe dëshirat e tyre. Në librin e tij, ai përshkruan se në çfarë mënyre pronarët e restoranteve dhe kompanitë ushqimore përziejnë përbërësit bazë derisa të arrijnë atë që ai e ka cilësuar "pika e ekstazës maksimale". Në botë gjen zinxhirë restorantesh që ofrojnë ushqim jashtëzakonisht të shijshëm, përtypet shumë pak dhe tretet me një lehtësi shumë të madhe nga stomaku. Për shembull, çokollatat kur i përtyp, sheqeri që përzihet bashkë me yndyrat dhe karameli që mbështjell lajthitë bën që të ndihet një kënaqësi aq e veçantë, sa mund të krahasohet me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Sot ushqimet janë diçka më shumë se sa një përzierje e thjeshtë e përbërësve. Në dyqane gjen prodhime shumë komplekse, të mbushura shtresë pas shtrese me shije "shkatërruese", që në nivel cerebral çojnë në përjetimin e një kënaqësie të jashtëzakonshme. "Qëllimi im është t‘u shpjegoj njerëzve atë që ndodh në tru kur hamë një ushqim të caktuar. Për më tepër, dua edhe t‘u sqaroj se në ç‘mënyrë truri i tyre është i burgosuri i atij ushqimi", thonë ata. Sheqernat e rrezikshme Sheqernat artificiale janë më të rrezikshmet. Sheqeri i bardhë, i rafinuar, siguron "kaloritë boshe", por atij i mungojnë vitaminat dhe mineralet që nevojiten për metabolizmin e tij dhe si rrjedhim merr nga trupi vlerat ushqyese, të fituara nga ushqimet e tjera. Janë të shumta problemet me shëndetin, që lidhen me konsumimin e sheqerit të rafinuar. Sheqernat që konsumohen në formën e tyre natyrale (si frutat dhe drithërat), shpërbëhen dhe thithen ngadalë nga sistemi i qarkullimit të gjakut, pra trupi mund t‘i asimilojë ato me lehtësi. Por sheqernat e rafinuara e ngrenë shpejt nivelin e sheqerit në gjak. Konsumi i madh i sheqerit mund të çojë në çrregullime dhe pështjellim emocional, marrje mendsh dhe dhimbje koke. Sheqernat artificiale ulin aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rezistencën ndaj infeksioneve, duke çuar në zhvillimin e diabetit. Ata që duan të shmangin sheqerin, duhet të hanë fruta dhe lëngje në vend të ëmbëlsirave me sheqer. Një epidemiolog i Universitetit të Minesotës, pasi studioi 9500 gra dhe burra të rritur, arriti në përfundimin se kush konsumonte një pije dietike në ditë, e kishte rrezikun për zhvillimin e sindromit metabolik (fillimi i diabetit) rreth 34 për qind më të madh se ata që nuk konsumonin pije të tilla. Ndërsa sipas një studimi të Universitetit të Teksasit, një pije "light" në ditë rrit me 41 për qind rrezikun e obezitetit dhe me 65 për qind atë të mbipeshës.(Shqip) | |
|