Nevojiten:
• 250 gr. ma****ona kërmill
• 250 gr. misër konservë
• 1 vazo speca gogozhare
• 300 gr. sallam konservë, të prerë në kubikë të vegjël
• 250 gr. bizele të ziera
• 250 gr. djathë kaçkavall të grirë
• 1 vazo mesatare me majonezë ose 1/2 kg kos të kulluar
• 1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
Gatimi
1. Në fillim zieni ma****onat në një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe pak vaj, në mënyrë që të mos ngjiten gjatë zierjes. Në vazhdim i kullojmë dhe i vendosim në një pjatancë të thellë.
2. Hedhim në pjatancë të gjitha lëndët e tjera përveç kosit (ose majonezës), dhe majdanozit. I përziejmë mirë.
3. E vendosim pjatancën për rreth 2 orë në frigorifer.
4. Pak para se ta shërbejmë hedhim kosin (ose majonezën) dhe majdanozin.
5. Kjo sallatë është ideale për bankete ose bufe të hapura.