për 4 persona
* 750 gr gjoks pule
*1 limon
* 2 kokë qepë
* 2 thelpinj hudhër
* 40 gr margarinë
* 4 domate
* 200 ml ujë
* 1 spec djegës
* 30 gr miell misri
* majdanoz
* 1 lugë piper i bardhë
* vaj, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
Gjokset e pulës i presim përgjysmë. Hedhim mbi to kripë dhe piper të bardhë të grirë.
E grijmë qepën dhe hudhrën dhe i vëmë në një enë. Çdo copë gjoksi pule e kalojmë në qepë dhe hudhër. I lëmë të qëndrojnë për dy orë, për ta mpirë shijen e qepës dhe hudhrës. Pastaj, copët e mishit i kalojmë në miellin e misrit dhe i skuqim në margarinën e shkrirë.
I kaurdisim domatet në ujë të valuar, i qërojmë dhe i presim në kube.
Në tigan tjetër në zjarr hedhim vaj dhe në të e skuqim qepën e mbetur. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë copët e domateve. E shtrydhim limonin dhe lëngun e hedhim në tigan. Hedhim piper të bardhë, majdanoz të grirë dhe specin djegës të grirë. E shtojmë edhe ujin. Pastaj, në tigan i vëmë copët e mishit të skuqura.
Në njërën anë të pjatës i servirim copët e mishit. Në anën tjetër i servirim perimet e përziera. Sipër mishit e hedhim salcën në të cilën përgatitej