Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Babai i “Microsoft”-it sfidon të mëdhenjtë e internetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Babai i “Microsoft”-it sfidon të mëdhenjtë e internetit  Empty
MesazhTitulli: Babai i “Microsoft”-it sfidon të mëdhenjtë e internetit    Babai i “Microsoft”-it sfidon të mëdhenjtë e internetit  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:23 am

Babai i “Microsoft”-it sfidon të mëdhenjtë e internetit  45paulallen
Paul Allen denoncon “Google”-in, “Apple”-in dhe “Yahoo”-në: “Pas suksesit të tyre, fshihen shpikjet e mia”
Kjo është një çështje e madhe shumë e rëndësishme kundër të gjithë kolosëve të botës së teknologjisë. Paul Allen, gjysma tjetër e Bill Gates, ka vendosur të dalë nga “strofulla” e tij dhe të rikthehet në skenë dhjetë vjet pas lamtumirës në Silicon Valley. Cilët janë armiqtë? Pak a shumë të gjithë, duke filluar nga kompania e famshme “Apple” për të vazhduar tek ajo “eBay”, “Facebook”, “Google”, “Yahoo”, “AOL”, “Netflix”, “Office Depot”, “OfficeMax”, “Staples” dhe “YouTube”. Themeluesi 57-vjeçar i “Microsoft”-it, me një llogari bankare prej 16 miliardë dollarësh, gjë që e rendit në vendin e njëmbëdhjetë të personave më të pasur të Shteteve të Bashkuara, akuzon kompanitë e lartpërmendura se kanë dhunuar katër patenta që kanë qenë në pronësi të tij. Patentat janë regjistruar në vitet ’90 dhe ruajnë çelësin për suksesin e sajteve të kërkimeve në rrjet. Allen akuzon grupe të ndryshme për cenimin e patentave të “Internal Research”, një laborator i krijuar më 1992-shin, që u mbyll përfundimisht në vitin 2000. Me atë rast, të gjitha patentat u transferuan në “Interval Licensing”, një shoqëri që kontrollohej nga Allen. Paul Allen është një nga njerëzit që luftojnë me mish dhe me shpirt për respektimin e patentave të fituara, të cilat ndoshta nuk i përdor, por i mban vetëm për pagesën e dëmit apo të drejtën e përdorimit.

Disa nga kompanitë e mëdha kanë reaguar menjëherë. “Këto lloj betejash ligjore kundër pjesës më të madhe të kompanive më të suksesshme dhe novatore të Shteteve të Bashkuara, pasqyrojnë zakonin e keq të disa personave, të cilët në vend që t’i bëjnë gjërat me ndershmëri, preferojnë t’i bëjnë duke u ulur nëpër sallat e gjyqeve. Sekreti i vetëm për suksesin tonë është risia”, kjo ka qenë deklarata e drejtuesve të “Google”-it para se të përgjigjeshin. Reagime ka pasur edhe nga themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerman: “Këto janë akuza të pakuptimta”, është shprehur ai. Të tjera si “Apple” dhe “Yahoo” nuk kanë dhënë asnjë koment.

Mund të jetë vërtet kështu, por Allen tregon se i kishte patentuar para njëzet vjetësh me shoqërinë e tij “Interval” të gjitha të dhënat e nevojshme që sot e bënë të famshme kompaninë e madhe “Apple”. Në syrin e gjyqtarëve tani janë vënë edhe algoritmet tepër të komplikuara për motorët e kërkimit, sistemet që lejojnë përgjimin e informacioneve publicitare gjatë navigimit në internet dhe mjetet për shikimin e regjistrimeve të ndryshme.

Për momentin nuk është vendosur asnjë shifër për dëmshpërblimin, por avokatët e shoqërisë “Interval” thonë se janë gati për gjithçka, sepse problemi i Allen është shumë i rëndësishëm. “Ajo teknologji e zhvilluar para shumë vitesh tani është pjesë e të gjitha efekteve të jetës sonë së përditshme dhe e ka treguar vlerën e saj”, janë shprehur avokatët.

Sipas tyre, Allen nuk po bën gjë tjetër veçse po mbron me fanatizëm punën e tij. Kjo çështje ka tronditur të gjithë Silicon Valley. Kompanitë e mëdha “Apple”, “Nokia” dhe “Htc” janë përfshirë në një “betejë” të vështirë për njohjen e të drejtave të pronësisë për patentat e “smartphone”-ve, ndërsa “Oracle” është ngritur kundër “Google” për sa i përket përdorimit të “Java”-s tek Androidët.

Biografia
Paul Allen (Siatëll, 21 janar 1953) është një informatikan amerikan. Së bashku me Bill Gates, në vitin 1975 themeloi kompaninë “Microsoft”. Në nëntor të vitit 2000, Allen braktisi postin e tij dhe dha dorëheqjen nga bordi drejtues i “Microsoft”-it (edhe pse ishte një nga aksionerët më të fortë të shoqërisë). Në janar të vitit 2009, sipas revistës “Forbes”, Allen, me një kapital prej 16 miliardë dollarësh, renditej në vendin e njëmbëdhjetë mes njerëzve më të pasur të Shteteve të Bashkuara. Ndër të tjera zotëron skuadrën e basketbollit të “Portland Trail Blazers” dhe atë të futbollit, “Seattle Seahawks”. Në faqen e tij zyrtare në internet Allen tregon gjithçka rreth vetes, nga investimet e mëdha (në 65 kompani të ndryshme), te librat dhe muzika që preferon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Babai i “Microsoft”-it sfidon të mëdhenjtë e internetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Bota e Informatikes •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Tutoriale & Mesime :: Informatika-
Kërce tek: