Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pajisjet input_output

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Pajisjet input_output  Empty
MesazhTitulli: Pajisjet input_output    Pajisjet input_output  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:13 am

Pajisjet input_output
bejne te mundur komunikmin midis njerezve dhe kompjuterave.Pajisjet input(hyrese) konvertojne te dhenat dhe programet ne nje forme qe mund te kuptohet nga CPU. Pajisjet Output (Dalese) konvertojne informacionin e perpunuar nga CPU ne nje forme qe mund te kuptohet nga njerezit.
Pajisjet input me te zakonshme jane tastiera dhe pointing devices (pajisjet shenjuese) .
Tastiera eshte pjesa e sistemit kompjuterik me te cilen kemi me shume kontakt por per te cilen mendojme me pak. Tastiera eshte pjese e nje sistemi kompjuterik por eshte nje kompjuter me vete. Tastierat ndryshojne ne shume aspekte

• Numri I tastave
• Rradhitja e tastave
• Tipet e tastave speciale
• Kontakti me tastat.

Te gjitha tastierat kane tastat e domosdoshme si tastat per germat e alfabetit dhe numrat dhe disa tasta speciale, por ne disa tastiera kemi disa tasta me shume qe perdoren per funksione speciale.
Jo te gjitha tastierat kane te njejetne rradhitje tastash. P.SH. tastiera QWERTY perdor rradhitjen e zakonshme te makines se shkrimit. Kjo rradhitje u krijua per te zvogeluar shpejtesine e shkruesve sepse ata I shtypnin tastat me shpejt sesa ato shkonin ne vendin tyre, dhe keshtu tastat ngaterroheshin me njera _tjetren. Tani qe makinat e shkrimit elektrike dhe tastierat e kompjuterave nuk kane celesa mekanike mund te perdoret nje rradhitje me eficente si ajo DVORAK qe vendos 5 zanoret me te perdorshme nen gshtat e dores se majte dhe 5 bashketingelloret me te perdorshme nen gishtat e dores djathte. Shume perdorues jane mesuar me tastieren QWERTY dhe keshtu ajo mbetet akoma teper e perhapur.
Tastat speciale jane tasta me shtypjen e te cilave ekzekutohen procedura software specifike. P.Sh. tasta Delete fshin nje karakter nga tastiera, tasta Insert perdoret per te futur futur karaktere ne ekran. Ka disa tasta qe quhen tasta funksionesh. Keto tasta, qe kane simbolet F1, F2 e me radhe, jane tasta te programueshm. Kjo do te thote qe aplikacionet e ndryshme mund t’u caktojne veprime te caktuara ketyre tastave. E njejta taste kryen veprime te ndryshme ne aplikacione te ndryshme. Disa nga tastate funksioneve perdoren per nje veprim te caktuar ne te gjitha aplikacionet. P.Sh. F1 perdoret per te hapur skedarin Help (ndihmues). Shume tastiera kane minitastiera numerike te cilat perdoren per te lehtesuar futjen e numrave.
Tastierat ndryshojne dhe nga kontakti me tastat p.sh. kur shtypim tastat ne disa tastiera degjojme nje tingull, nderkohe qe te te tjerat nuk ndodh nje gje e tille. ne disa tastiera tastat kane nje forme te tille qe t’i pershtaten konturit te gishtave , ndersa disa te tjera I kane tastat te sheshta. Nje ndryshim tjeter eshte gjithashtu dhe hapesira midis tastave. Ne kompjuterat laptop hapesira midis tastave eshte e vogel, gje qe mund te shkaktoje problem per perdoruesit kur perdorin word-in.

Kohet e fundit jane ndertuar tastiera qe punojne me bateri, pra jane njesi hardware-ike te vecuara.


Pointing Devices(pajisjet shenjuese) jane nje menyre eficente per te zgjedhur komandat ose pozicionuar kursorin ne ekran.Ato na lejojne te kontrollojme levizjet e nje shenjuesi(pointeri)ne ekran. Nje shenjues eshte nje kursor ose nje shenjues zgjedhes (selektues) ne forme shigjete. Pajisja shenjuese me e zakonshme eshte mous-i. Ka mous-a mekanike dhe mous-a optike te cilet jane teresisht te mbyllur. Nje trackball eshte nje mous mekanik I kthyer ne ane te kundert. Avantazhi I trackball eshte se qendron I palevizur dhe nuk kerkon shume hapesire. Nje touchpad gjendet ne kompjuterat laptop. Gjithe veprimet qe kryen me mous kryen ne touchpad vetem me ane te prekjes.
Nje joystick perdoret per lojrat elektronike dhe per punet ne computer-aided design (CAD). Nje pointing stick perdoret ne kompjuterat laptop dhe eshte nje miniature e joystick qe vendoset midis tastave te tastieres.
Pajisjet shenjuese kryejne keto veprime:
• Shenjojne
• Klikojne
• Drag snd drop

Shenjimi (Point) I referohet pozicionimit te shenjuesit ne ekran. Perpara se te klikosh me pajisjet shenjuese duhet te pozicionosh shenjuesin.
Klikimi leviz kursorin ne pozicionin e ri. Klikimi perdoret gjithashtu per te zgjedhur nje komande ose per te hapur nje menu. Pasi pozicionon kursorin ne ekran shtyp pajisjen shenjuese vetem njehere. Ky quhet klikim.
Drag and drop Drag do te thote te shtypesh dhe te mbash te shtypur butonin e majte nderkohe qe leviz pajisjen shenjuese (ne kete menyre dhe objekti ose teksti leviz bashke me pajisjen shenjuese). Drop do te thote te vendosesh objektin ose tekstin ne pozicionin qe do duke liruar butonin e majte.

Disa pajisje te tjera shenjuese jane Electronic Pen te cilet jane alternativa te mous per te zgjedhur objekte apo per te shkruar dhe vizatuar ne ekran. Electronic Pen perdoren ne
• Graphic tablet
• Signature capture devices
• Pen-based computers

Graphic tablet eshte nje pajisje qe konsiston ne dy pjese ne nje siperfaqe te sheshte per te vizatuar dhe ne nje lapes qe eshte I programuar te punoje me ta. Konvertojne vizatime, foto,etj. ne sinjal dixhital(sinjale qe kuptohen nga kompjuteri). Nje funksion qe suportojne keto pajisje eshte handwriting recognition(njohja e shkrimit me dore) . Ne kete rast lapsi perdoret per hyrjen e tekstit ose komandave me ane te shkrimit me dore.
Signature capture devices (pajisjet e kapjes se shenjave) jane blloqe elektronike te cilat kapin informacionin ne menyre magnetike dhe ja dergojne kompjuterit per ta perpunuar.
Pen-based computers jane kompjutera qe perdorin nje lapes per futjen e te dhenave. Nuk jane shume te perhapur.
Touch Screens perdoren kur pajisjet e tjera hyrese jane jopraktike per tu perdorur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Pajisjet input_output  Empty
MesazhTitulli: Re: Pajisjet input_output    Pajisjet input_output  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:13 am

Pajisje te tjera hyrese.

Terminali konsiston ne nje tastiere dhe nje ekran keshtu qe mund te konsiderohet nje pajisje hyrese.
Terminalet quhen:
• Terminale shfaqes
• Terminale video shfaqes Video Display Terminal(VDT)

Nje dumb terminal (qe vetem transmeton te dhena dhe merr informacion nga kompjuteri, jo I programueshem) nuk ka aftesi te perpunoje apo te ruaje te dhena.
Lidhet me minikompjuterat, mainframe apo superkompjuterat. Tastiera dhe ekrani mund te jene nje pajisje e vetme.
Nje Terminal inteligjent apo I programueshem mund te ruaje dhe perpunoje te dhena, te pakten ne nje hapesire te kufizuar.
PC-te mund te perdoren si terminale inteligjente.
Nje terminal point-of-sale eshte nje shembull I nje terminali per qellime speciale. Keta terminale kane zevendesuar makinat e vjetra regjistruese pothuajse ne te gjithe dyqanet qe shesin me pakice. Ato mund te modifikojne listen e shitjeve nderkohe qe kryejne llogaritjen per shitjene qe kane bere.(shtojne ne liste te dhenat per shitjen e bere). Ata shpesh kane tasta per qellime speciale.

Multimedia eshte nje kombinim I tingujve dhe imazheve me tekste dhe grafika. Kjo perfshin filmat, animimet, muzike, bisedat njerezve, efekte tingujsh si zhurma e turmes apo e nje xhami qe thyhet.
Hyrja e tingujve (Sound Input) Regjistrimi I tingujve per kompjuterin kerkon nje pajisje speciale.Mikrofonat mund te kapin tinguj nga ajri. Ata jane pajisje te mira per te redgjistruar efektet e zerit apo efektet e tingujve. Per muziken rezultati me I mire merret po te perdoresh nje instrument muzikal qe lidhet direkt me sistemin kompjuterik. Softwar-I mund te kombinoje muziken e regjistruar ne kohe te ndryshme.
Hyrja e zerit(Voice Input) Nje program i hyrjes se zerit mund te kryeje nje nga keto veprime:
• Hyrje te dhenash(Data Entry)
• Kontrollon dhe komandon(Command and control)
• Njohje te folesit(Speaker recognition)
• Speech to text(Fjalet e folura ne fjale te shkruara)
Hyrje te dhenash(Data Entry) perfshin thenien e te dhenave ne kompjuter kur duart dhe syte jane te zene. Duhet te kemi kujdes me shqiptimin.
Kontrollon dhe komandon(Command and control) I tregon kompjuterit se cfare te beje me ane te zerit pa shkruajtur komanden koresponduese p.sh. themi ‘Save File’
Njohje te folesit(Speaker recognition) masat e sigurise mund te kerkojne te thuhet nje fjali e caktuar. Kompjuteri duhet te njohe zerin qe t’ju lejoje te beni dicka qe kerkoni.
Speech to text(Fjalet e folura ne fjale te shkruara) Perkthimi direkt I fjaleve te folura ne fjale te shkruara.
Nje numer kompanish po perdorin njohjen e folesit ne sistemet e tyre telefonike.
Si ndryshohet zeri ne te dhena.
Konvertohet zeri nga forma wave ne dixhitale(digital signal processing -DSP)
Krahasohet hyrja e zerit dixhital ne ate te ruajtur me pare.
Kontrollohen rregullat gramatikore per te kuptuar fjalet
Tregohen fjalet e panjohura nese ka.

Tipet e sistemeve te njohjes se zerit.
• Speaker dependent system (sisteme te varur nga folesi)
• Speaker independent system(sisteme te pavarur nga folesi)
• Discrete speech recognition(njohja e te folurit jo te vazhduar)
• Continuous speech recognition(njohja e te folurit te vazhduar)
• Natural language(gjuha natyrale)

Speaker dependent system (sisteme te varur nga folesi) software duhet te mesoje te njohe cdo fjale nga cdo perdorues.
Speaker independent system(sisteme te pavarur nga folesi) Software I njeh fjalet e thena nga shume perdorues.
Discrete speech recognition(njohja e te folurit jo te vazhduar) Folesi duhet te pushoje pas cdo fjale qe kompjuteri ta kuptoje qe ka mbaruar fjala.
Continuous speech recognition(njohja e te folurit te vazhduar) Folesi mund te flase me shpejtesine e nje bisede normale.
Natural language(gjuha natyrale) Kuptohet gjuha natyrale.
Hyrja e te dhenave video(Video Input) Nje kamera dixhitale(digital camera) merr foto por ruan piktura ne nje disk kompjuterik ose ne nje chip. Informacioni qe mban ngarkohet pastaj ne kompjuter. Nje kamera ose regjistrues video(video camera or recorder)VCR mund te ruajne te dhena qe pastaj ngarkohen ne kompjuter me hardwar-in e pershtatshem. Megjithese nuk eshte nje ruajtje dixhitale munjd te merren rezultate te mira me softwar-in e nevojshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Pajisjet input_output  Empty
MesazhTitulli: Re: Pajisjet input_output    Pajisjet input_output  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:14 am

Data Automation(Automatizimi I te dhenave)

Qellimi kryesor I automatizimit te te dhenave menjanimi I gabimeve gjate hyrjes se te dhenave duke automatizuar(kthyer ne forme te lexueshme nga makina) te dhenat ne momentin qe ato gjenerohen. Situata te ndryshme kerkojne metoda dhe pajisje te ndryshme.
Nje qellim tjeter I automatizimit te te dhenave eshte qe te mos lejohet ri-hyrja e te dhenave per te kryer pune te tjera me to.
Procesi I automatizimit te te dhenave kerkon disa tipe skanerash
Skanerat optike konvertojne imazhe te teksteve, vizatimeve, dhe fotografive ne nje forme dixhitale. Keto te dhena nuk mund te editohen pas automatizimit. Kemi disa tipe skanerash flatbed, sheet-fed, hand-held, drum, and three-dimensional scanners.

Source Data Automation I referohet teknologjive qe perdoren per te automatizuar te dhenat. Disa nga keto teknologji jane) njohja e karakterve optike, magnetic ink character recognition (MICR) njohja e karaktereve te magnetizuar.

Softwar-i OCR(optical character recognition) njohja e karaktereve optike
Ky software merr imazhi e skanuar dhe konverton karakteret ne imazh ne karaktere kompjuterik. Dokumenti mund te editohet me nje aplikacion word. Shenjat optike perdoren meshume ne pergjigjet e testeve ne te cilat studentet shenjojne pergjigjen ne nje menyre te vecante qe te tregojne pergjigjet.Perdorimi me I njohur I karaktereve optike eshte ne sistemet point-of-sale(pika e shitjes)POS. Disa nga keto sisteme perdorin disa karaktere speciale ne cmimet e tyre te lexueshem si nga makina dhe njerezit. Disa te tjere perdorin kode optike sic jane bar kodet. Bar kodi me I perhapur eshte UPC(universal product code) Kodi universal I produktit.
Magnetic ink character recognition (MICR)
Numrat e llogarive bankare printohen me nje boje speciale me cilesi magnetike te cilat mund te te lexohen nga makinat e duhura. Karakteret MICR te paraprintuara ne ceqet bankare lejojne rradhitjen, perpunimine shpejte si dhe drejtimin ne banken e duhur te ketyre ceqeve.

Tipet e output-it
Hard-copy –Output I regjistruar ne nje forme te qendrueshme i printuar ne leter ose ne CD vetem te lexueshme etj
Soft copy –Outputi I regjistruar ne nje forme te jo-te-qendrueshme shfaqur ne ekran ose ne media te tjera te rishkrueshme.
Kategorite Output
Dokumentat tekst perfshijne letra, raporte etj
Grafikat perfshijne piktura, grafe etj
Multimedia perfshin kombinime te teksteve, grafikave, videove dhe tingujve

Pajisjet Output me te zakonshme jane printerat dhe ekrani I kompjuterit.

Puna e nje printeri eshte qe te vendose ne leter cfare shihet ne ekran.
Ekranet monitorues dhe printerat nuk perdorin te njejtat rregulla formatimi. Per te pare se si dokumenti duket ne printim perdoret komanda ‘print preview’

Per te treguar shpejtesine e printerit perdoren madhesite:

Cps = karaktere per sekonde
Lpm = Rreshta per sekonde
Ppm = faqe per minute

Cfare tipi letre perdoret?

Leter e vazhdueshme.
Avantazhi: Nuk eshte e nevojshem te vendoset shpesh leter e re.
Disavantazhi: Duhet te ndahen faqet nga njera tjetra

Leter jo e vazhdueshme.
Avantazhi: Eshte e lehte te vendosesh leter speciale.
Disavantazhi: Duhet te shtosh shpesh leter.

Cilesia e printerit.

LQ Cilesi letre(Letter Quality) = cilesi e larte, pothuajse e njejte me outputin e makines me te mire te shkrimit
NLQ Afersisht cilesia e letres(Near Letter Quality) = Pothuajse e njejte me cilesine e makines me te mire te shkrimit
Draft Perdoret per nje printim test

Sa me e mire cilesia aq me I ngadalte printeri.

Nje madhesi tjeter numerike qe tregon cilesine e printerit eshte Rezolucioni I printerit. Matet me dots per inch(dpi) pika per inch. Ai percakton se sa te rregullt apo te drejte mund ta paraqese printeri nje vije diagonale. Nese do te na duhet nje paraqitje grafike e mire do te na duhet te zgjedhim nje printer me rezolucion te larte 1200 me 2400 dpi.

Cfare mund te printoje?

Printerat ndryshojne nga tipet e ndryshme te informacionit qe ata mund te printojne.


Typeface Bashkesia e germave, numrave, dhe karaktereve speciale ne nje dizenjim te caktuar.
Stilet Bold, italic, I nenvizuar
Madhesia Matet me pika(points). Nje pike = 1/72 e nje inch. Kemi : 12pt, 18pt, 24pt, 36pt. Per te shkruar nje leter apo raport perdoren zakonisht 10pt ose 12pt.
Font Bashkesia e letrave, etj. ne te njejtin typeface, stil dhe madhesi.
Ngjyrat Printimi me ngjyra kerkon me shume kohe, perdor boje/toner me te shtrenjte, duket me mire ne letra me te shtrenjta, por ben outputin me cilesor.
Grafiket Pikturat e bejne me cilesor nje dokument, por jo te gjithe printerat mund te printojne grafike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Pajisjet input_output  Empty
MesazhTitulli: Re: Pajisjet input_output    Pajisjet input_output  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:15 am

Sa i madh eshte nje printer?

Madhesia fizike e nje printeri percakton se ku mund te vendoset ai.


Cfare kabllosh perdor ai?

Kabell serial I transmeton te dhenat vetem me nje bit ne kohe. Printerat mund tejene larg kompjuterit deri ne 300 m ose 1000 feet. (1 foot = 30cm). Maksimumi I shpejtesise se transferimit te te dhenave eshte 115 kilobites/s(0.115Mbites/s)

Kabell paralel I transmeton te dhenat me 8 bite ne kohe. Printerat duhte te jene larg kompjuterit maksimumi 15 m ose 50 feet. Maksimumi I shpejtesise se transferimit te te dhenave eshte 115 kilobytes/s(0.115Mbytes/s). Kjo shpejtesi eshte 8 here me e shpejte se shpejtesia e nje kablli serial. Printerat e rinj mund te kerkojne kabllo dydrejtimore, ne kete menyre ata mund t’I kthejne pergjigje kompjuterit. Kabllo te tille kerkohen per printera qe mund te na japin mesazhe gabimi te vlefshem. P.Sh. ‘Boja eshte duke mbaruar’

Kabell USB Printerat duhet te jene maksimumi 5m ose 16.5 feet larg kompjuterit, kur lidhen direkt me kompjuterin. (Mund te kemi disa nyje me kabllo 5m dhe hube USB te vendosura ne nje zinxhir deri ne 25 m qe do te thote se ne nje zinxhir USB mund te vendosim deri ne 5 pajisje qe punojne me kabllo USB dhe pastaj vetem njera nyje te lidhet me kompjuterin). Maksimumi I shpejtesise se transmetimit te te dhenave eshte 12 megabits/s(1.5 MBYTES/s)

Zgjedhja me e mire:

Lidhja e re USB eshte zgjedhja me e mire nese printeri mund ta perdore ate. Ajo eshte e shpejte dhe nje konektor USB mund te hiqet dhe vihet ne porten USB pae fikur sistemin kompjuterik. Portat USB po zevendesojne gradualisht portat paralele. Printerat nuk mund te veprojne me te dhenat aq shpejt sa mund t’I transmetoje nje porte USB. Kufiri real I shpejtesise se printerave eshte shpejtesia qe ka printeri per te hedhur te dhenat ne leter.
Kabllot serial mudn te jete I nevojshem nese printeri perdoret nga disa kompjutera ne nje zyre teper te madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Pajisjet input_output  Empty
MesazhTitulli: Re: Pajisjet input_output    Pajisjet input_output  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:15 am

Printerat Godites(Impact Printers)

Ne keto tipe printerash dicka godet letren dhe nje shirit me boje se bashku per te formuar nje karakter, si ne nje makine shkrimi.

Avantazhet: Te lire ne cmim. Te shpejte. Mund te bejne shume kopje me letra te ndryshme.
Disavantazhet: Te zhurmshem. Ne disa tipe cilesia e printimit eshte e ulet. Nuk mund te printojne ose I printojne shume keq grafiket.

Tipet e printerave godites

Matrice pikash(Dot Matrix) Formojne karakteret duke perdorur rreshta kunjash(pins), 9, 18, ose 24. Ne varesi te karakterit aktivizohen rreshtat e duhur te kunjave te cilet godasin shiritat me boje dhe me pas letren. Quhen dhe printerat me kunja. Sa me shume kunja aq me I formuar mire karakteri.
Shume printera Dot Matrix kane karakteristikat e meposhtme:
Dy-drejtimor printon si nga e djathta ne te majte dhe nga e majta ne te djathte.
Motorr ushqimi perdor nje mekanizem per te vendosur leter te vazhdueshme.

Avantazhet: Te lire ne cmim. Mund te bejne dy kopje identike.
Disavantazhet: Te zhurmshem. Mund te jene te ngadalte. Grafiket printohen me nje cilesi te ulet, ose nuk pruintohen fare.


Daisy wheel (Printera ne forme luleje te rrumbullaket) Karakteret jane te formuar ne ‘petale’, si ne makinat e shkrimit.
Avantazhet: Cilesi e larte.
Disavantazhet: Shume te ngadalte 20 deri 80 cps. Vetem nje font mund te perdoret ne nje moment te caktuar sepse duhet ndryshuar Daisy wheel per te ndryshuar fontin. Nuk mund te printojne grafike.

Chain and Band Printers(Printera qe perdorin shirita) Perdorin karaktere ne shirit te cilet levizin ne vendin ku do vendoset karakteri dhe nme pas me ane te goditjes vendosen ne leter.
Avantazhet: Shume te shpejte. Deri ne 3000 rreshta per minute.
Disavantazhet: Shume te shtrenjte. Shume te zhurmshem.



Printerat Jo-Godites.

Keto tipe printerash nuk godasin letren per te formuar karakteret. Ata I formojne karakteret duke sprucuar boje ose duke perdorur puder toner.

Avantazhet: Jo te zhurmshem. Mund te printojne grafike dhe nje shumllojshmeri fontesh qe nuk mund te printohen ne printerat godites
Disavantazhet: Me te shtrenjte. Me te ngadalte.

Tipet e Printerave Jo-Godites

Ink jet Per te formuar karakteret sprucohet boje ne leter.
Avantazhet: Jo te zhurmshem. Cilesi e larte per tekstet dhe grafikat. Disa mund te printojne me ngjyra.
Disavantazhet: Nuk mund te perdore leter shume kopjeshe. Boja mund te perhapet.

Termike: Perdorin nxehtesine ne letra te trajtuara me kimikate per te formuar karaktere. Fakset qe perdorin letra te vendosura ne mbajtese ne forme cilindri jane te tipit termike.
Avantazhet: Jo te zhurmshem.
Disavantazhet: Te ngadalte. Te shtrenjte, kerkojne leter speciale. Nuk mund te perdorin leter shumekopjeshe.

Page Printer: Punojne si fotokopjet, duke perdorur toner dhe nje shufer pjekese.
Printerat Laser futen ne kete kategori.
Avantazhet: Jo te zhurmshem. Me te shpejte se printerat e tjere jo godites. Kane shpejtesi nga 4 ne 16 ppm (faqe per minute). Cilesi e larte printimi Disa mund te printojne me ngjyra.
Disavantazhet: Me te shtrenjte se printerat e tjere. Nuk mund te perdorin leter. shumekopjeshe.

Cfare te kemi parasysh kur zgjedhim nje printer?

Me cfare shpejtesie printimi e kerkojme printerin?
Cfare cilesie outputi kerkojme?.
Ku do vendoset printeri?
Eshte I nevojshem printimi me ngjyra?
Na duhet te printojme disa kopje identike?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Pajisjet input_output  Empty
MesazhTitulli: Re: Pajisjet input_output    Pajisjet input_output  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:15 am

Display devices(pajisjet shfaqese)

Pajisja qe na shfaq outputin e kompjuterit ka disa emra:
Ekran(Screen) nga “ekran kompjuteri” ose “ekran shfaqes”
Monitor nga perdorimi I saj si nje menyre per te monitoruar progresin e nje programi.
VDT = video display terminal nga terminalet e hershem te rrjetit.
CRT = cathode ray tube nga mekanizmi fizik qe perdoret per ekranin.
VDU = visual display unit (njesi shfaqese vizuale) Permbledh gjithe mekanizmat nga CRT per sistemet desktop, ekranet e sheshte LCD per laptop-et dhe ekranet LED per palmtop.

Ekrani CRT:

CRT eshte nje teknologji ekrani monitorues qe perdoret ne sistemet desktop. Ekrani eshte I veshur ne siperfaqen e brendshme me pika kimikatesh te quajtura fosfore. Kur nje rreze elktronesh godet piken, ajo ndricohet.
Ne nje monitor me ngjyra keto pika fosfori jane grupe tresh:Red(te kuqe), Green(jeshile), dhe Blue(blu). Ky quhet sistemi RGB dhe mund te krijoje te gjitha ngjyrat e tjera me ane te kombinimit te pikave te ndricuara.
Jane tre sinjale qe kontrollojne 3 rreze elektronesh ne monitor, nje per cdo ngjyre RGB. Cdo rreze vetem prek pikat qe sinjali I tregon per te ndricuar. Bashkesia e pikave te ndricuara perbejne pikturen qe ne shohim. Syri njerezor I kombinon pikat per te pare ngjyrat e ndryshme. Nje shadow mask bllokon rrugen e rrezeve ne nje menyre te tille qe lejon cdo rreze te ndricoje vetem pikat me ngjyren e duhur.
Ekrani LCD:

Ekranet LCD (Liquid Crystal Display) perdorin nje teknike krejt tjeter. Ekrani perbehet prej pikash por eshte pothuajse I sheshte. Keta ekrane jane te ndertuar nga dy shtresa prej materiali polarizues me nje solucion kristali te lengshem ne mes. Nje sinjal elektrik ben rradhitjen e kristaleve ne nje menyre te tille qe lejojjne driten te kaloje komplet ose pjeserisht. Nje ekran I zi I ka kristalet te rradhitura ne menyre te tille qe nuk me lejojne driten te kaloje.
Nje ekran LCD me ngjyra perdor grupe me tre qeliza ngjyrash ne vend te grupeve me tre pika fosfori. Sinjali, per nje pikture lejon vetem pikate duhura te tregojne ngjyren e tyre. Syri yne ben pjesen tjeter(I kombinon pikat per te pare ngjyrat e duhura).





Modelet Skanimit (Gjenerimit te figures)(Scan Pattern)

Per te mbuluar te gjithe ekranin(gjeneruar figuren) perdoren dy modele nga monitoret e ndryshem. Te dy skanojne(gjenerojne figuren) pergjate ekranit, duke filluar nga pikseli me I larguar I nje rreshti nga e majta duke vazhduar ne te djathte, zbresin te rreshti me poshte dhe kalojne nga e djathta ne te majte.
Njeri model non-interlaced pershkon cdo rresht pikselash ne nga nje, nga fillimi ne fund. I demshem per syrin
Modeli interlaced skanon cdo rresht tjeter pikselash. Keshtu behen njehere rreshtat tek pastaj rreshtat cift ne te njeten menyre e majte ne te djathte ne te majte.


Drita kundrejt Bojes

Ngjyrat e krijuar nga pikat e ndricuara nuk jane te njejta me ato te krijuar nga boja ne leter. Ekranet perdorin sistemet RGB te permendura me siper. Bojerat perdorin sistemin CMYK duke perdorur ngjyrat Cyan(nje lloj bluje), Magenta (nje lloj e kuqe), Yellow(e verdhe), blacK( e zeze). Per kete arsye ajo qe shihet ne ekran
Nuk eshte e njejte me ate qe shihet ne printim.

Vecorite e ekraneve

Madhesia: ekranet desktop jane zakonisht 14-19 inch(nje inch=2.54 cm) sipas nje matjeje diagonale. Sa me e madhe madhesia aq me I larte cmimi.

Rezolucioni: Percakton se sa I qarte dhe I detajuar eshte imazhi. Pikturat ne ekran perbehen nga pika te ndricuara. 1 pike ne ekran = 1 piksel (nga elementet e piktures). Sa me shume piksela per inch, aq me shume detaje ne pikture.
Piksel (pixel) eshte pjeseza me e vogel perberese e nje imazhi.
Nje mase per rezolucionin eshte dot pitch, distanca midis pikave qe krijojne
nje pikture ne ekran.



Disa monitore perdorin drejtkendesha te vegjel ne vend te pikave, keshtu dot pitch nuk eshte me nje madhesi dhe aq e perdorshme per te treguar cilesine e monitorit.
Refresh Rate: Sa here nje pikture rindertohet ne monitor. Nese shpejtesia e rivizatimit eshte e ulet atehere piktura shfaqet me dridhje. Kjo shkaton lodhje te syrit.
CGA, EGA,VGA, super VGA
Percaktohet cfare rezolucionesh mund te kene dhe sa ngjyra mund te shfaqin.
Qendron per Rezolucioni

Color Graphics Adapter(CGA) 320x200

Tipi Extended Graphics Adapter(EGA) 640x350

Video Graphics Adapter 640x480

Super VGA 800x600,1024x768, ose 1280x1024

Ngjyrat
Sistemet e rinj perdorin ekrane super VGA me madhesi pikture 800x600 piksel(si minimum) dhe 16 milion ngjyra.
Numri I ngjyrave qe shfaqen mund te ndryshoje nga 16 ne 256 ne 64 000 ne 16.7 milion. Sa me shume ngjyra aq me I lemuar grafiku, sidomos fotot.
Numri I ngjyrave varet nga karta video qe perdoret dhe nga sa memorje I caktohet shfaqjes. Per te parqitur nje piksel perdoren 8 bite kur perdorim 256 ngjyra. Kur perdoren 16 milion ngjyra duhen 24 bite. Pra duhet shume memorje qe te perftohen miliona ngjyra. Kartat video kane chipe memorjesh ekstra per te perballuar ngarkesen.

Tipet e ekraneve.

Monochrome(njengjyreshe) Nje tekst njengjyresh ne nje background nje ngjyresh
Color(me ngjyra) Mund te shfaqen shume ngjyra
CRT Tipi me I perdorur I monitoreve.
LCD Ekran I sheshte perdoret ne laptop.
Plasma Screens perdoret per ekrane shume te medhenj dhe disa laptop. I sheshte, me ngjyra te mira por I shtrenjte.

Disa pune specifike kerkojne pajisje specifike.
Ka disa pajisje output per perdorim special.
Projektore te dhenash projektojne imazhe ne mur.
Microfilm(COM)(Computer Output Microfilm) eshte nje term qe I referohet reduktimit te outputit te kompjuterit ne forme mikroskopike dhe vendosjes se tij ne filma fotosensitive.
Tingujt Ne mund te degjojme muzike te marrim mesazhe zanore nga kompjuteri nese kemi bokse dhe karte zeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Sponsored content





Pajisjet input_output  Empty
MesazhTitulli: Re: Pajisjet input_output    Pajisjet input_output  Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pajisjet input_output
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Bota e Informatikes •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Tutoriale & Mesime :: Informatika-
Kërce tek: