TRANZISTORET
Tranzistori eshte perberesi themelor i te gjitha microchip-eve. Me ane te nje tranzistori mund te krijojme vetem informacione binare (digitale). Tranzistori ka dy gjendje : e para eshte gjendja kur tranzistori eshte i hapur dmth nuk lejon kalimin e rrymes elektrike, e dyta kur eshte i mbyllur dmth lejon kalimin e rrymes. Po te bejme nje korrespondence logjike ketyre dy gjendjeve psh tranzistor i hapur i korrespondon numrit 0 dhe i mbyllur numrit 1 nxjerrim si konkluzion faktin se me ane te nje tranzistori mund te paraqesim dy numra 0 dhe 1.
Secili nga keta numra quhet bit (binary digit) qe do te thote shifer binare. Nga fakti qe nje tranzistor mund paraqese keta dy numra, mund te themi qe nje tranzistor paraqet nje shifer binare dmth 1 bit. Nga kjo rrjedh qe N tranzistore mund te paraqesin N bit.
Dmth cdo numer (ne kete rast i paraqitur ne sistem binar 0,1) mund te paraqitet me ane te nje bashkesie tranzistoresh.
Duke marre parasysh dhe equivalencen e sistemeve me baze te ndryshme numerimi, dmth qe cdo numer i paraqitur ne nje baze numerimi te caktuar mund te paraqitet ne cdo baze numerimi, del qe cdo numer (I paraqitur edhe ne sistemin me baze 10 qe perdorim ne) mund te paraqitet me ane te nje bashkesie tranzistoresh. Sa me i madh te jete numri aq me shume tranzistore do te jene te nevojshem per ta paraqitur ate.
Pervecse per paraqitjen e te dhenave, kombinime tranzistoresh perdoren dhe per te bere veprime logjike, keto kombinime quhen logic gate , porta logjike.