MEMORIZIMI I TE DHENAVE
Programi aplikativ ne kombinim me sistemin operativ dhe BIOS-in dergon nje mori sinjalesh elektrike fijeve te adresave. Cdo fije adrese i korrespondon nje pozicioni specifik ne RAM ne te cilen mund te memorizohen te dhena.
Fijet e adresave lidhen me fijet e te dhenave me ane te tranzistoreve, anash ketyre tranzistoreve ka nje kondensator. Kur sinjali elektrik pershkruan nje fije te dhenash mbyll te gjithe tranzitoret qe lidhin kete fije me fijet e te dhenave. Kur tranzistoret jane te mbyllur atehere software dergon te dhenat efektive qe duhen memorizuar gjithmone ne forme binare (0,1).
Kjo realizohet nepermjet dergimit dhe mosdergimit te nje sinjali elektrik ne te gjitha fijet e te dhenave. Dergimi i nje sinjali elektrik ne nje fije ben qe nepermjet tranzistorit te kaloje rryme elektrike, rryme kjo qe karikon nje kondensator te vendosur anash tranzistorit, ky kondensator i karikuar i korrespondon “shkrimit” te nje 1 ne memorie. Nqs nuk dergohet nje sinjal elektrik ne nje fije te dhenash kondensatori nuk karikohet sepse nuk ka rryme elektrike, ky fakt i korrespondon “shkrimit” te nje 0 ne memorien qendrore RAM.