Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Empty
MesazhTitulli: Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj    Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 12:53 am

Pershendetje te gjitheve.Per te gjithe qe kane nevoje te mesojne si te formatojne dhe instalojne Windows XP ne kompjuterin e tyre ketu mund te ndjekin hapat te pasqyruara me ane te fotografise

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  DellComputer

Si fillim duhet te futemi ne BIOS duke klikuar butonin Delete qe te vendosim si Boot Drive Primary = CDROM se perndryshe nuk fillon CD automatikisht sepse per default fillon HD(Hard Disc).Klikojme F10 dhe pastaj zgjedhim Yes dhe fillojne procedurat.

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Boot-from-cd-rom

Fusim CD e Windows Xp ne CDROM dhe fillon kompjuteri automatikisht procesin

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins02

Kur te dali ne kompjuterin tend e njejta pamje sic eshte ne foton lart atehere kliko ENTER per te vazhduar procedurat e instalimit te Windows-it.


Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins03

Fotoja me lart tregon qe duhet te pranosh licensen e Microsoft.Nese e pranoni klikoni F8,nese nuk e pranoni klikoni ESC dhe butonin PAGE DOWN per faqen tjeter.

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins04

Pamja me lart e cila del gjate procesit nenkupton...

A deshiron te besh formatimin e kompjuterit apo do te besh partition.


Psh.Ke dy partitione, C dhe D.Pra do ta fshish njerin partition dhe deshiron te vendosh partitone te reja behet keshtu.


Pra ti e markon partitionin D: ( ne foto ske partiticion D:\ )
klikon ne shkronjen D qe do me thon me Delete partitionin edhe Enter
pastaj del qe te klikosh shkronjen L qe do me thoteLose All data in you drive
ti prape kliko Enter
dhe kthehesh prape si ne foto, por pa partition D:\

Pastaj e nenvizon partition C:\ dhe klikon ne shkronjen C dhe atehere mund te krijosh partition.Dhe ti jep vleren, psh nese ne HDD(Hard Disk) ndodhen 30 000 ti e ben 15 000 keshtu qe HDD(Hard Disk) ndahet ne dy pjese.(Kjo pjese nuk eshte ne foto)


Si ta besh ate kthehesh prap si ne foto, KUJDES TANI DO TE DUKET SI NE FOTO

Ne foto nuk ka partitione.

Ti e nenvizon hapesiren e Hard Diskut C dhe klikon Enter.


Atehere kompjuteri automatikisht e krijon nje partition,
madhesia e partitionit eshte aq sa eshte i madh HDD(Hard Disc)ne kompjuterin tend.

Kur klikon ne Enter kalon ne foton tjeter me poshte dhe shiko..

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins05

Fotoja me lart tregon se cfare formati deshiron ti besh ndarjet e HDD(Hard Disc) FAT32 apo NTFS

E preferuar eshte NTFS(Quick)
PS:Formatimi behet me shpejt kur zgjedh (Quick) pasi nuk eshte e nevojshme te presesh me shume per formatimin.


Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins06

Pamja qe do shfaqet ne ekranin e kompjuterin eshte si ne foton lart e cila tregon formatimin e HDD(Hard Disc).

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins07

Tani kopjohen FILE-t kryesore qe duhen per te vazhduar isntalimin e Windows XP.

Files qe kopjohen jane te gjitha cfare ndodhen ne kompjuterin tend sic eshte:

Karta Grafike
Motherboard
Karta e Zerit
....e shume drivera te tjere varet nga kompjuteri juaj.

Kjo gje behet per te kontrolluar se cfare duhet me ditur gjate instalimit.Windows ka shume drivera dhe i instalon te gjitha,por gjate instalimit ka drivera te cilat kane nevoje ti instalosh vete.


Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins08

Brenda disa sekondave kompjuteri Ristartohet vete.

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins09

Start faqja e Windowsi XP para perfundimit te instalimit.

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins10

Edhe pse nuk jan gjithe driverat, Windowsi do instalohet.

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins11

Pasi te kontrollohen te gjitha pjeset e montuara ne PC, do filloje te instalohen gjithe drivet qe ndodhen ne CD dhe do kopjohen ne PC.

Koha aty tregon perafersisht edhe sa minuta kane mbetur deri ne fund te instalimit

Kjo kohe ndryshon sipas kompjuterit, kompjuterat e vjeter marrin me shume kohe me e instalu kurse kompjuterat e ri instalohet me shpejt.


Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Wxpins12

Nese arrini gjate procesit me kompjuterin tuaj si ne foton me lart atehere tregon qe dhe disa gjera te vogla dhe jeni ne perfundim.

Per te pare nese jane instaluar te gjithe driverat shikoni foton me poshte...

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Mycomp

Dhe pastaj Hardware

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Device-manager

Dhe pastaj tek Device Manager

dhe te del lista e Hardwareve qe i ke ne PC tend.

Nese del si fotoja me poshte atehere instalimi i kompjuterit tuaj ka perfunduar me sukses


Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  WET-1-Device-manager-before-uno

Nese del si fotoja me poshte atehere kompjuteri juaj ka nevoje per CD perkatese te HardWare qe eshte me shenjen Pikepyetje pasi ka nevoje per software e tij

Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj  Unknown



Keto jane hapat te cilat perdoren per instalimin e Windows Xp ne kompjuterin tuaj.Marre nga KHG Forum dhe edituar ne disa hapa.Nese keni shtojca qe sjane permendur mund te na shkruani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këshilla praktike për kuzhinën tuaj
» Windows XP SP3 Arasky | 675 MB
» Windows Server 2008 R2 - OEM 2011
» Windows 7 Ultimate (Fully Activated)
» Windows Live Messenger SHQIP

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Bota e Informatikes •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Tutoriale & Mesime-
Kërce tek: