Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Përgatitje për evakuimin e shtetasve kosovarë nga Jemeni Sun Mar 20, 2011 9:33 pm | |
| Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës me kujdes të shtuar po përcjell zhvillimet e fundit në Jemen, ku pas shpërthimit të demonstratave, gjendja e sigurisë mbetet e ndjeshme dhe e paparashikueshme. Me këtë rast, Shtabi i Krizave në kuadër të MPJ-së, me ndihmën e Ambasadës sonë në Turqi, ka identifikuar dhjetëra shtetas kosovarë që studiojnë dhe punojnë në këtë shtet. Sipas shënimeve që posedon MPJ, në Jemen studiojnë 16 shtetas të Republikës së Kosovës, derisa shtatë të tjerë punojnë në fusha të ndryshme të mjekësisë. Ndërkohë, në mesin e 37 shtetasve të Kosovës në Jemen, ka edhe familje që jetojnë dhe punojnë në qytete të ndryshme të këtij shteti. Shtabi i Krizave tash për tash është në kontakt të vazhdueshëm me këta shtetas, derisa MPJ bashkë me Ambasadën e Kosovës në Turqi po bëjnë përgatitje intensive, në mënyrë që bashkë me shtetas të vendeve mike të evakuohen edhe shtetasit kosovarë. MPJ njofton të gjithë shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Jemen të kontaktojnë Shtabin e Krizave të MPJ-së (në numrat: +381 38 200 11034; +377 44 414 377; +377 44 355292 ose në adresën elektronike: konsullore.mpj@ks-gov.net). Po ashtu, shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Jemen, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Kosovës në Turqi (në numrat tanë të telefonit: 0090312 446 70 54; 0090 507 754 56 70). | |
|