Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Si të bëhesh një Njuton i vogël Thu Mar 24, 2011 1:58 am | |
| Matematikani 15-vjeçar futet në Kembrixh. Fati i fëmijëve-shkencëtarë nuk është gjithmonë i shkëlqyer Në moshën 5-vjeçare arriti rezultatin maksimal në provimin e matematikës. Kishte kohë që në asnjë shkollë të Anglisë nuk ndodhte një gjë e tillë. Në atë kohë thoshte se kur të rritej do të bëhej kamionist. Duke qenë se është ende i vogël, nuk dihet se si do të shkojë kjo punë, megjithatë një gjë është e sigurt, që ka ndryshuar mendim për t’u bërë kamionist. Tani që ka mbushur 15 vjeç, Arran Fernandez është regjistruar në degën e matematikës në Universitetin e Kembrixhit. Thotë se dëshiron të bëhet një studiues i matematikës dhe të gjejë zgjidhjen mbi hipotezën e Riemann-it, teorinë e pazgjidhur për ndarjen e numrave të parë, për të cilën mijëra mendje nga e gjithë bota pyesin prej kohësh. Për një djalë si ai, kjo është barsoletë. Arran është studenti më i ri në 237 vitet e kësaj shkolle, që është pranuar në Kembrixh, universiteti i dytë më i mirë në botë pas Harvardit, sipas klasifikimit të publikuar nga revista “Times”. Një tjetër gjeni si Arran ishte edhe William Pitt i Riu, i cili hyri në kategorinë e studentëve kur ishte 14 vjeç, në vitin e largët 1773. Fernandez, që është me origjinë latino-amerikane, por i rritur në Britaninë e Madhe, do të ndjekë gjurmët e matematikanëve të tjerë të famshëm, të cilët kanë studiuar në Kembrixh, nga Sir Isac Newton te Stephen Hawking. Duke marrë parasysh moshën e tij, Arran do të jetë fillimisht me të atin, në një apartament me qira. Ai thotë se do t’i mungojë shumë e ëma, e cila do të qëndrojë në shtëpi në Surrey, për t’u kujdesur për motrat dhe do të shkojë vetëm në fundjavë për ta takuar. Megjithatë shumë shpejt Arran do të zhytet në botën e numrave dhe ndoshta në atë moment do ta harrojë çdo gjë që e rrethon. Kembrixhi do të jetë eksperienca e parë që frekuenton gjeniu i numrave. Qëkur ka lindur, Fernandez ka studiuar gjithmonë në shtëpi me prindërit, duke dhënë herë pas here provimet e nevojshme. “Jam entuziast që do të vazhdoj universitetin dhe t’i thelloj më shumë dijet e mia për matematikën”, ka qenë komenti i tij i parë pasi hyri në Kembrixh. “Për mua mosha nuk përbën ndonjë ndryshim. Ajo që vlen është mundësia që do të përballem me shumë mendje të ndritura që studiojnë në këtë vend”. Arran është një nga shumë fëmijët gjeni të shoqërisë bashkëkohore: rasti i fëmijëve që shkëlqejnë në shkollë, sport, spektakle të ndryshme, apo biznes, sa vjen e po shpeshtohet. Mesa duket kjo është pasojë e metodave të reja të mësimit, e një fëmijërie gjithnjë e më teknologjike dhe që kalon orë të tëra në internet, ose e prindërve të cilët i shtyjnë fëmijët t’i mësojnë më shpejt gjërat dhe ta njohin suksesin që kur janë të vegjël. Në fakt, jo gjithmonë fëmijët gjeni kur rriten janë të lumtur dhe të realizuar. Shtypi anglez merr shembull rastin e fëmijëve të tjerë që kanë hyrë në universitet me aureolën e një gjeniu dhe më pas nuk kanë arritur ndonjë sukses të madh në jetë. Sufiah Yusof u pranua në Universitetin e Oksfordit në vitin 1997, ku ishte 13 vjeçe e gjysmë. Në 2001-shin e la universitetin pa u diplomuar. U largua nga shtëpia dhe punonte si kameriere në një bar-kafe të Bournemouth. Në vazhdim u zbulua nga një tabloid anglez që punonte si prostitutë. Sot është asistente sociale. Një vajzë tjetër gjeni, Ruth Lawrence, në 1985-n sapo kishte mbushur 13 vjeçe dhe ishte studentja më e re e regjistruar në Universitetin e Oksfordit. Edhe ajo studionte matematikë në shtëpi me prindërit. Pas diplomimit emigroi në Izrael, ku punon si mësuese matematike. Tani është martuar dhe ka dy fëmijë. “Nuk do të doja që fëmijët e mi të kalojnë atë që kam kaluar unë”, thotë ajo.( | |
|