MATEMATIKA
Synimi i mesimdhenies te matematikes eshte te zhvilloje nje menyre fleksibel, te
disiplinuar te menduarit, te zbuloje gjerat dhe te kerkoje per zgjidhje krijuese. Ne kete
menyre objektivat e pershkruara ketu duhet te permbajne elemente te zhvillimit te
mendimit matematikor ashtu si dhe nje liste te koncepteve kryesore dhe metodave me te
perdorshme. Ky eshte synimi i kapitujve Zhvillimi i te Menduarit Matematikor dhe me
pas te Menduarit Matematikor. Te menduarit konstruktiv Heuristik dhe perdorimi i
analogjive te gjitha jane pjese e procesit te menduarit. Studentet duhet te kuptojne qe
matematika mund te zbatohet ne praktike dhe ne shkencat natyrore. Kjo reflektohet dhe
ne objektivat. Historia e matematikes permban shume histori dhe mesime interesante.
Prezantimi i tyre mund te sherbeje per te motivuar studentet.
Interpretimi i problemeve matematikore, zgjidhja e tyre dhe ekzaminimi i gjithe teksteve
te shkurtra matematikore, te gjitha i sherbejne zhvillimit te mesuarit te pavarur. Te
kuptuarit e koncepteve dhe pervetesimi i njohurive matematikore baze zhvillojne
memorjen, vullnetin individual dhe forcojne kembenguljen si ne pune dhe ne te mesuar.
Mesimi i metodave te provave matematikore sigurojne mundesi per te zbuluar lidhje baze
midis matematikes dhe realitetit.
Mesimdhenia e matematikes nuk mund te mos marre ne konsiderate se:
Te mesuarit e Matematikes nuk mund te mos marre parasysh sa me poshte:
• se mesimdhenia e lendeve te caktuara kerkon aplikimin e njohurive te matematikes ne
nje nivel te caktuar duke filluar qysh ne nivele fillestare te arsimit,
• se aftesia per te menduar ne menyre te abstraguar brenda nje ekipi mund te jete e
ndryshme,
• se, ne vetevete, zhvillimi i koncepteve matematikore, lidhjet dhe zhvillimi i te
menduarit matematikor tregojne per nje strukture ne kurrikulen e shkolles,
Ne kete menyre, te kuptuarit e koncepteve dhe aftesive te caktuara qe varen prej tyre
shfaqen ne objektivat ne fund te viteve 4,6,8 dhe 10 pershtatur ne nivelin e e
pershtatshem te karakteristikave te moshes te studenteve. Per kete aresye, jane perdorur
krye-kapitujt me yll.