Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Gjakosen pas vargjeve: Nusja e re, moj nusja e re, a po vjen njëherë me ne Thu Mar 24, 2011 12:59 am | |
| Ndodh rëndom që ët të prishin edhe dasmën, por në një fshat të Rrethit të Elbasanit ka ndodhur edhe më keq, dasmën e kanë prishur muzikantët e orkestrës, të cilët janë rrahur keqas nga dasmorët. Ngjarja ndodhi të enjten, në një dasmë në fshatin Kuqan, rreth 10 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Pikërisht atëherë kur arrihet kulmi i haresë, me vallen e nuses, orkestra ka bërë atë që s’ishte dëgjuar ndonjëherë: Kanë ngacmuar nusen me këngë. Duke ndërruar muzikën në vallen me rreth më të gjerë dasmorësh, orkestra ka nisur të interpretojë këngën e valles së nuses, por me tekst të improvizuar: Nusja e re, moj nusja e re/ a po vjen një herë me ne/ sa e mirë që më je... Kaq është dashur dhe daja i vajzës ka urdhëruar nja gjashtë djem, të cilët u janë turrur muzikantëve me të gjitha mjetet rrethanore, duke gjuajtur secilin, pa u matur se ku po godisnin. Pasi janë ngopur duke i rrahur, u kanë thyer të gjitha veglat muzikore. Sipas disa dëshmitarëve të kësaj ngjarjeje, ka shpëtuar vetëm klarinetisti. Ky i fundit, jo se ishte më serioz se kolegët e tij, por ngaqë i kishte buzët mbi kallamin e klarinetës, nuk ka pasur mundësi të këndojë vargjet e këngës së improvizuar. Pas largimit të orkestrës së gjakosur, dasma ka vazhduar me këngë e valle, sipas traditës së fshatit, pa saze. Të tërë këtë zallamahi e ka ndjekur edhe kameramani, i cili nuk ka marrë guximin të filmojë skenat e përleshjes, nga frika se mos e pësonte si muzikantët dhe i thyenin brinjët dhe kamerën që e kishte blerë me kredi. | |
|