Britanikja Victoria Cowie është vetëm 11 vjeçare, ndërsa është më e mençur se Albert Einsteni, bile ia kalon edhe fizikanit Stephen Hawking ose miliarderit Bill Gates. Koeficienti i saj i inteligjencës është 162 dhe tashmë është anëtare e MENSA-s.
Kjo nxënëse kohë më parë kreu testin e inteligjencës (IQ) dhe u vërtetua se është më inteligjente se fizikanët Albert Einstein dhe Stephen Hawking, IQ e të cilëve është regjistruar si 160.
Megjithatë, Cowie thotë se ajo nuk dallon prej nxënësve tjerë në shkollë. “Kur mora rezultatin vërtetë mbeta e befasuar. Pak është frikësuese kur ju krahasojnë me mendjet e ndritura, por ndjehem mirë për faktin se vlerësohem si shumë e mençur”, i tha britanikja gazetës “Daily Mail”.
Vajza tha se i pëlqen t’i zgjidhë enigmat dhe planifikon ta regjistrojë fakultetin e shkencave. Nëna e vajzës, Alison, deklaroi se ajo gjithmonë e ka ditur që vajza e saj është e mençur, por as nuk ka shpresuar se bën pjesë në dy për qind të popullsisë së botës që kanë koeficient aq të lartë të inteligjencës. Victoria është vajzë e talentuar ajo luan në piano, violonçel dhe saksofon. Është e interesuar në shkencat natyrore dhe thotë se do ta studioj biologjinë.