Kush ka thënë se marrëdhëniët seksuale i bëjnë mirë shëndetit dhe zgjasin jetën e njeriut?
106 vjecarja skoceze Isa Blyth e hedh poshtë këtë hipotezë, pasi ajo pranon se nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale në jetën e saj, madje nuk ka puthur asnjë mashkull.
Ajo shprehet se nuk e ka ndier asnjëherë mungesën e një historie dashurie pasi ka qënë shumë e impenjuar me punë. Isa ka lindur në vitin 1904 në Edinburg dhe për rreth 35 vjet ka punuar si sekretare në fabrikën e uiskit, North British Distilleries.
Mbesa 67 vjecare, Sheena Campbell, rrëfen se tezja e saj ka qënë përherë e zënë me aktivitetet e punës dhe kjo e ka penguar të krijojë një familje.
“Që e vogël ka qënë një vajzë e kujdesshme dhe është kujdesur gjithmonë për motrat dhe vëllezërit e saj. Nuk kishte kohë as të mërzitej por edhe sot ajo ka një karakter të jashtëzakonshëm”, thekson mbesa.