Helen Staudinger (92) nuk pajtohej assesi me faktin se fqinji i saj 53 vjeçar nuk kishte dashur ta puthte kështu që zbrazi në drejtim të tij katër plumba nga arma gjysmë automatike. Për fat nuk e qëlloi.
“Sikur të kisha lëvizur vetëm pak më përpara, me siguri do ta kisha hëngër një plumb në kokë”, tha Dwight Bettner.
Staudigner pas sulmit e kaloi një ditë në burg dhe kundër saj është ngritur padi për sulm me armë zjarri. Plaka nga St. Petersburgu në Florida i tha policisë se kishte shkuar tek Bettneri dhe kishte refuzuar të dilte jashtë derisa ai të mos e puthte. Kur ai refuzoi, shkoi e zemëruar dhe u kthye me armë. Një plumb përshkoi dritaren derisa Bettner po telefononte dhe u ndal në mur mbi kokën e tij.
“Nganjëherë i kam ndihmuar t’i gjuaj mbeturinat dhe i kam ndihmuar si fqinj. Ndoshta mirësjelljen time e kishte kuptuar gabimisht”, tha Bettner