Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT |
|
| Embelsira Shqiptare | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:35 pm | |
| RAVANIPërbërësit: * 10 vezë të freskëta fshati * 10 lugë sheqer * 10 lugë miell Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët. * 1 kg sheqer * 5 gota ujë, * 1 qeskë sheqer vanilje * 4 rrathë të hollë limoni. Përgatitja: Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:35 pm | |
| Bajaderë Përbërësit: * 300 gr keksa të bluar * 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara * 200-300 gr sheqer * 250 gr margarinë * 200 gr çokollatë * 1,5 dcl ujë * Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj Përgatitja: Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë. Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:35 pm | |
| Tollumbat Përbërësit: * 9 filxhan kafeje ujë, * 1 filxhan kafeje vaj, * një majë thike kripë, * 7 filxhan kafeje miell, * 3 filxhanë kafeje niseshte, * 1 pluhur paste, * 6 kokrra vezë, * 1 litër vaj. Sherbeti: 1 ½ kg. sheqer, 7 ½ dcl ujë, 1 lëng limoni, 1 sheqer vaniljeje. Sherbeti vlon 7 min. Pergatitja: Uji vlon me një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largohet nga zjarri. Hidhet mielli i përzier me niseshte dhe pluhur paste. Përzihet mirë dhe prapë kthehet në zjarr që të fërgohet gjersa të mos ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, i hidhen vezët një nga një duke tundur mirë me mikser, gjersa të fitohet një brumë i njëllojtë. Një litër vaj hidhet në tenxhere për t’u nxehë. Me brumin e përgatitur mbushet forma e dhëmbëzuar dhe nëpërmjet saj nxirren tullumbat drejtë në yndyrë të nxehtë. Hidhen pjesë-pjesë dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulet pak zjarri. Hiqen nga vaji me lugë të shpuar dhe futen drejt në sherbet të ftohur. Gjersa të fërgohen të dytat, të parat qëndrojnë në sherbet, pastaj largohen nga sherbeti dhe palosen në një enë të thellë, e kështu veprohet gjersa të harxhohet i tërë brumi. Sherbeti që mbetet hidhet mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në sherbet. Shërbehen me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj. Shije të veçantë kanë nëse shërbehen 2-3 për person të vendosura në misuri mbi tamëloriz | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:36 pm | |
| Ballokume Perberesit: 1 kg sheqer(mundesisht sheqer pluhur), 0.5 kg gjalp, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell misri me teper, 8 kokrra vezë, 1 filxhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi. Pergatitja: Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin,shtohen vezet nje nga nje. Rrahja vazhdon derisa te behet nje mase e vetme.Ne fund shtohet qumeshti. Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët. Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes. Ne kete shkrim eshte shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk eshte i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje(pergatitet me hi te paster dhe uje,lihet per disa minuta ne qetesi dhe filtrohet). Pjekja Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta në 170°C deri sa të formojë pak kore, pastaj ngrihet temperatura ne 200 grade deri sa te marrin nje ngjyre ari. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht. Nje mundesi tjeter qe ballokumet te mos ngjisin, eshte qe te piqen duke vendosur ne tepsi leter furre. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:36 pm | |
| Fli Kosove Përbërësit: * 2 kg miell, * 400 gr mazë ose gjalpë, * 3 dcl ajkë ose kos i trashë, * kripë, ujë. Përgatitja: Në enë 5-6 litërshe, hidhen ujë, kripë dhe duke e tundur i shtohet mielli i situr, gjersa të gatuhet një brumë më i hollë se i petullave (sa të mvishet gishti). Në tepsi të nxehtë, të lyer me yndyrë, hidhet në shirita me xhezve brumi i përgatitur, nga rrethi i tepsisë deri afër mesit. Piqet nën saç,ose në furrë,shkalla e lartë,e kyçur vetëm pjesa e sipërme e furrës në temperaturë të lartë. Posa të marrë një faqe ngjyrë të verdhë dhe pikla të kafenjta, spërkatet me mazë ose yndyrë të bashkuar me ajkë ose kos dhe gjalpë. Hidhet përsëri një shtresë brumi tashmë në të njëjtën mënyrë por midis dy rrathëve në vende të zbrazëta. Piqet, lyhet me mazë për të vazhduar në të njëjtën mënyrë, gjersa të harxhohet i tërë brumi. Pasi të piqet e tëra, sipërfaqja e flisë lyhet mirë me yndyrë dhe tepsia vendoset në prush,mbulohet me saç,ose futet në furrë të kyçur në tërësi,në shkallën e ulët,për t’u pjekur përfundi edhe 15-20 minuta në temperaturë të lartë. Shërbehet me djathë, kos, turshi, mjaltë etj | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:36 pm | |
| Sultjash me portokall,kanelle dhe stika Perberesit: 1 kg qumesht gjysem gote uji sheqer gjysem gote uji sherije nje me stika pishash lekura portokalli te grira ne rende kanelle Pergatitja: Ne nje tenxhere hidhni qumeshtin dhe sheqerin dhe lijini te zihen , ne nje tave perzini stikat dhe sherijet pa yndyre fare deri sa ato te marrin nje skuqje te lehte dhe pastaj hidhini keto te fundit mbi qumeshtin e zier me sheqer dhe lerini keshtu deri sa te zihen dhe sherijet. Pak pasi te hidhni sherijet shtoni dhe lekurat e grira ne rende te portokallit dhe perzijeni sasine qe te mos ngjitet.Pasi sherijet te jene zier, lereni sultjashin te ftohet pak , me pas vijeni neper tasa dhe hidhini siper kanelle dhe zbukurojeni me flete portokalli. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:36 pm | |
| ZUPA Per 4-5 persona: per pandispanjen: veze 2 kokrra, sheqer e miell nga 2 luge gjelle, sheqer per shurup nja 4 luge gjelle, uje 2-3 filxhane kafeje,cipe limoni ose portokalli. Per kremin: qumesht 3 gota uji, sheqer 5 luge gjelle, miell 3 luge gjelle, krem torte (i gatshem) se marenga nuk preferohet me, arra te shtypura 1 luge gjelle, recel 2 luge gjelle, pak kakao, liker sipas deshires nje luge gjelle per racion. Fillimisht pergatitet pandispanja. Rrihen 2 vezet derisa te fryhen (ne fillim te bardhat pastaj i hidhen te verdhat)hidhen 2 luge sheqer, rrihen sa te shkrije sheqeri pastaj i hidhen edhe 2 luge miell. perzihen dhe per te bere forma ne forme disku i hedhim ne kaush pasticieri. i vendosim format ne nje tave te vogel (per 4-5 racione) te lyer me gjalp dhe poiqen ne furre ne temp. 150-180 grade. Pergatitja e kremit: Valohet qumeshti, dhe lihet te ftohet pak. Vecmas rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, shtohet qumeshti qe valuam, dhe vihet ne zjarr deri sa te nxjerre flluskat e para.Hiqet nga zjarri dhe i hidhet vanilje. Kremin sipas deshires e ndajme ne dy pjese, dhe njeren e perziejme me pak kakao per ngjyre. Marrim 4-5 gota me fron ose kupa ku do pergatisim xupat. Ne fund te gotes hedhim pak krem, mbi te vendosim copen e pandispanjes qe perpara e kemi lagur me shurup te aromatizuar me esence limoni ose portokalli, ose edhe me liker. Mbi pandispanje hidhen ca arra te grira dhe pak recel dhe siper kesaj hidhet perseri masa e kremit me kakao qe te behet me dy ngjyra kremi. Siper zbukurohet me kremin e tortes dhe sperkatet me arra te grira dhe ne mes pak recel. Pas perfundimit te pergatitjes futen gtat ne frigorifer dhe lihen per nja dy ore. ( jo ne ngrirje). | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:37 pm | |
| BAKLLAVAJA Nje nga pastat tradicionale shqipetare BAKLLAVAJA Per nje tepsi bakllava: -1 kg miell -7 veze -1 gote vaj -1 gote qumesht -pak kripe -1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe i shkrire per ta hedhur midis petave Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.Çdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore. Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!! Per sherbetin : 1,5 kg sheqer , uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte. Sapo qe sherbeti te jete gati lereni pak te ftohet dhe hidhjani bakllavase, duhet te rije te pakten 1 dite qe ti hyje sherbeti mire pastaj te serviret. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:37 pm | |
| Kompekaj
Per 25 copa :
3 filxhane caji me miell 1 filxhan me sheqer 2-3 luge gjelle me gjalpe 1 filxhan caji me arra 7 kokrra veze 1 luge gjelle me kakao
Per shurupin duhen:
3 gota uji sheqer dhe 2,5 gota me uje
Pergatitja:
Kompekaj eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave , e shtruar me 5-6 peta byreku poshte e larte.Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 min qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesija e tepsise. Tepsia lyhet me gjalpe shtrohen mbi te dy pete te sperkatura me gjalpe, mbi te cilen hidhet mbushja nga brumi pandispanjes, i perzier me arra e kakao. Mbeshtillen enet e petave mbi mbushjen dhe shtohen 2 peta te siperme edhe keto te sperkatura mire me gjalpe.Siperfaqja lyhet me te verdhat e vezeve e eshte gati per pjekje.
Per sa i perket mbushjes ajo pergatitet ne kete menyre:
Vezet rrihen me sheqer, deri sa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hedhet pak nga mielli e perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere .
Kompekaj i pjekur pritet ne copa , ne masen e deshiruar, lihet te ftohet e mbas ne te hidhet shurupi i nxehte. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:37 pm | |
| Kek me kos dhe vaj
Për 1 kek në tavë me korent duhen :
miell : 2 gota uji, vezë : 2 kokrra, sheqer : 1 gotë uji, vaj : 2 filxhanë kafeje, kos : 2 filxhan kafeje, lëkurë limoni, arra : 1 filxhan kafeje, sodë gjysmë : lugë kafeje, sheqer pudër : 1 lugë gjelle.
Në një enë rrihen vezët me sheqerin, shtohet kos, vaj, lëkurë portokalli ose limoni, arra të grira hollë e sipas mundësisë rrush ose fiq të thatë të grirë dhe përzihen mirë. Sitet mielli, përzihet me pak sodë dhe hidhet masa e përgatitur. Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik. Pastaj hidhet në tavën me korent të lyer me yndyrë dhe të pudrosur me pak miell. Në mes vendoset forma që ka tava, piqet për 35-40 minuta, ftohet pak, hiqet nga tava, hiqet dhe forma e mesit dhe sipër i hidhet sheqer pudër. Gjatë përgatitjes së kekut një pjesë mund të përzihet me kakao dhe të hidhet përsipër, kurse pjesa tjetër të lihet e bardhë | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:38 pm | |
| Llokum Turk Per 8-10 vetaKoha e pergatitjes:45 minutaPerberesit:- 1 kg sheqer - 1/2 liter uje - 1 luge gjelle leng limoni - 100 gr niseshte - 1 gote caji uje - 2 gr krem tartar (nje lloj pluhuri shitet si lloj ereze.emri anglisht eshte “cream of tartar” zberthimi i emrit kimik eshte :potassium hydrogen tartrate) - Pakez vaj bajameje Per ta perzier:- 1 gote caji niseshte - 1 gote uji sheqer puder Pergatitja:Hidhni sheqerin dhe ujin ne tenxhere.Perzijeni deri sa te sheqeri te shkrihet dhe shtojini dhe lengun e limonit.Perzijeni me ngadale deri sa te trashet.Mblidheni shkumen qe mblidhet siper.Rrifni niseshtene dhe 1/2 gote çaji uji ne nje tas.Shtojeni me ngadale dhe ne pjese te vogla kete permbajtje siper ujit qe zjen ne tenxhere.Shtoni dhe kremin e tartarit dhe perzijini bashke sa te marre nje forme si çemçakez. Lyjeni nje tepsi me vaj bajameje.Vendoseni perzierjen e llokumit ne tepsi dhe lijeni te ftohet.Ne nje siperfaqe te sheshte,hidhni niseshtene dhe sheqerin puder dhe perzijini keto dy te fundit me njera tjeteren.Me tej hidheni llokumin qe ndodhet ne tepsi mbi to.Me ndihmen e gersheres se kuzhines qe do ta lyeni me pare me vaj bajameje pritini llokumet ne formen e shiritave ne trashesine e dy gishtave.Me tej lyejini keto me perzierjen me niseshte dhe sheqer dhe ruajini ne kavanoz. Shenim: per ti dhene arome apo shtuar shijen dhe pamjen, gjate kohes se pergatitjes se llokumit ne tenxhere mund ti shtoni leng trendafili,arra,lajthi,ereza te tjera si kanelle etj.Po ashtu dhe pudrosjes mund ti beni ndryshime duke i vene dhe elemente te tjera veç niseshtese dhe sheqerit puder si psh,arre kokosi e grire ne rende,kakao etj. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:38 pm | |
| Embelsire me buke te thekur Perberesit:
* 10-12 feta buke e thekur * 2 gota uji sheqer * 750 gr. qumesht * 3 luge gjelle miell * 2 luge caji vanilie * 1 gote uji qumesht (pervec 750gr.) * 2 gota uji uje * 1 pakete(150 gr) panna montata pluhur (whipped cream/ krem shanti/ shllag) * arre kokosi ose arra
Pergatitja:
Rreshtoni buken e thekur ne nje tepsi drejtkendeshe xhami. Ne nje tenxhere digjni pak sheqerin, pastaj shtoni qumesht. Kete perzierje hidheni siper bukes se thekur nderkohe qe eshte e nxehte. Ne nje tenxhere hidhni 750 gr. qumesht, miellin dhe vanilien dhe perzieni derisa te formoni nje mase si muhalebi. Hidheni kete mase siper bukes se thekur. Ne nje ene, tas, pergatisni kremin panna dhe hidheni ne katin e siperm. (Nqs nuk keni mund te mos ia hidhni) Zbukurojeni me arre kokosi ose arra./ | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:38 pm | |
| Tortë me çokollatë Përbërësit:
* 8 vezë, * 8 lugë sheqer, * 8 lugë miell, * 3 lugë kakao, * 100 gr gjalpë, * 1 pluhur paste, * 400 gr çokollatë, * 4 dcl ajkë të ëmbël, * 3 lugë liker portokalli ose lëvore portokalli e kaluar në rende, * fletë çokollate për zbukurim.
Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht me mikser. Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë,qitet pak e nga pak. Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me lugë gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 180ºC për t’u pjekur për 50 min. Pasi të piqet,qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.
Ndërkohë, shkrihet çokollata e grimcuar në enë të vendosur mbi avull. Veçmas tundet ajka gjersa të bëhet një masë e dendur. Shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të fitohet një masë e njëllojtë.
Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes, mbi dhe anash me kremin e përgatitur. Zbukurohet sipas dëshirës ose sikurse në foto me trëndafil të sheqerosur dhe gjethe çokollate.
në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:39 pm | |
| Sheqerpare
Sheqerpare, për 25 copë duhen: Për brumin: Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gotë, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji. Për shërbetin duhen: 2 gota uji me sheqer, një gotë e gjysmë ujë. Pergatitja: Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i përzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet në forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:39 pm | |
| Bakllava e shpejtë --Nje recete ndryshe
Përbërësit:
* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh, * 1 gotë vaj e 1 qumësht, * afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste, * 700 gr niseshte, * 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara, * 1/2 kg gjalpë.
Sherbeti:
* 2 kg sheqer, * 1 lit ujë, * lëngu i ½ limonit, * 1 sheqer vanileje.
Përgatitja:
Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash. Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.
Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:40 pm | |
| Paluze me fruta të ndryshme
Pergatitja: Paluzet pergatiten me cdo lloj frute dhe ndonjëherë sipas nevojës mund të përgatiten edhe nga lëkurat e molleve e të ftonjve. Frutat pasi zihen, kullohen, shtrydhen ose kalohen në sitë. Pjesa e pangrënshme e mbetur në kullesë hidhet, ndërsa tuli përzihet me lëngun ku janë zier frutat. Në këtë lëng hidhet sheqer dhe vihet në zjarr derisa të marrë valë. Ndërsa në një enë tjetër tretet niseshte me pak ujë dhe duke e përzier e hedhim në lëngun që vlon, përzihet shpejt që të mos krijohen kokrra, mbahet në zjarr për 2-3 min derisa masa të trashet dhe të bëhet transparente. Paluzja mund të bëhet e trashë ose e hollë ; kjo varet nga sasia e niseshtesë që do t'i hidhet. Zakonisht ato bëhen mesatare duke përdorur 1 lugë kafeje niseshte për një racion. Paluzes gjatë zierjes mund t'i shtohet pak limontoz. Paluzet më pikante janë ato që përgatiten me frutat e tharta si thanë, vishnje e ftonj. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:40 pm | |
| Kasatë me manaferra
Perberesit për 4 persona :
* 300 g manaferra, * 1 limon, * 200 g sheqer, * 1/2 l ujë.
Pergatitja:
Në një tenxhere vendosni ujin me sheqerin, ngroheni dhe lëreni të shkrijë, hidheni në një tas dhe lëreni të ftohet. Pastroni e lani manaferrat shtypini në makinën e posaçme duke mbledhur lëngun në enë, shtoni lëngun e limonit të filtruar në kullesë dhe shërbetin e përgatitur në fillim. Hidheni masën nëpër forma për kasata dhe vendoseni në frigorifer | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:40 pm | |
| Krem pasticerie
Përbërësit. Për 4 persona: 4 të verdha veze, 100 g sheqer, 30 g miell, 1/2 L qumësht, vanilje ose lëvore limoni e grirë. Pergatitja: Rrihni në një tenxhere të verdhat e vezëve me sheqerin duke përdorur një lugë druri. Shtoni pak nga pak miellin, pa pushuar së trazuari derisa masa të bëhet e njëllojtë. Hidhni pak nga pak , dhe gjithnjë duke e përzier, qumështin e nxehtë në të cilin kemi shtuar pak vanilje ose pak lëkurë limoni të grirë. Vendoseni në zjarr, vazhdoni të trazoni, le të zjejë për 3-4 minuta. Hidheni kremin në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here, që të mos formohet cipë në sipërfaqe. Kremi i pastiçerisë shërben për të mbushur ëmbëlsira dhe shumë torta të tjera. Mielli e bën më kosistent, por më pak delikat se kremi anglez. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:41 pm | |
| Ashure
Pergatitja per 4 veta: 300 gr grure ashureje (2 gota uji) 100 gr sheqer (mund te perdorni dhe sheqer ezmer per te ruajtur linjat) rrush i thate (sidomos ai i ziu eshte me i mire) lekura portokalli te rendura lajthi, bajame, arra fik i thate karafil, kanelle kokrra shege per zbukurim Gruri lihet te zihet dhe pasi ka arritur nje fare zierje, i nderrohet uji. Ne ujin e ri gruri vihet serish per tu zier por kete here shtohet sheqeri, rrushi dhe fiku i thate, arrat,bajamet,lajthite dhe lekurat e rendura te portokallit dhe lihen te zihen. Sekreti per nje ashure te mire eshte qe gruri te zihet ne ate mase qe kur te hahet, te pertypet pa veshtiresi. Kur te kete arritur ne trashesine e duhur hiqeni nga zjarri dhe shperndajeni neper tase siper te cileve shtoni kanellen, karafilin (karafilin mund ta shtoni dhe qe ne zierje e siper sepse i jep nje arome akoma dhe me pikante) dhe ne fund fare kokrrat e sheges. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:41 pm | |
| Shëndetlie
Për 25 copë Duhen: - miell 3 gota uji - sheqer 1 gotë uji - mjaltë 2-3 lugë gjelle - vezë 2 kokrra - sodë një majë luge kafeje - arra 1-2 filxhanë kafeje - gjalpë 2 filxhanë kafeje - pak vanilje - ujë 2 filxhana kafeje Për shërbetin: - sheqer 3 gota uji - ujë 2 gota e gjysëm Gatimi: Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:42 pm | |
| Gurabia Përbërësit
1 filxhan shqer 1 filxhan kos 1 filxhan vaj 1 veze 1 pako sheqer vanile (sipas dëshires) 5 filxhana miell 1 pako aditiv per brume (pecivë) Udhëzime per pregaditje
Ne nje ene hedhim te gjithe perberesit dhe i perziejme.pasi te momogjenizohen (perzihen mire)bejme topa te vogla brumi.E lyejme siperfaqen e tavës(tepsisë)me vaj qe te mos ngjitet dhe i vendosim topat e brumit aty.Tavën(tepsinë) e fusim ne furrë ne temperature 200 gradë celcius.I pjekim 10-15 minuta dhe pasi ta nxjerrim nga furra I servirim ne nje pjate te madhe.
Ju befte mire! | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| | | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:42 pm | |
| Pengjir
PERBERSIT: >10 KOKRRA VEZE TE FRESKETA >10 LUGE GJELLE MIELL >10 LUGE gjelle SHEQER >1 LUGE KAFE SODE >mund te shtoni sipas deshires rrush te thate dhe shllak siper! >>PERGATITJA<< NDAJME TE VERDHAT E VEZES NGA E BARDHA; I rrahim mire te verdhat derisa te vije nje forme kompakte,dhe me pas shtojme te bardhat e i rrahim perseri! Ne mikser shtojme sheqerin dhe miellin duke i perziere,dhe me pas nje luge sode!Vajosim pak tepsine me gjalp ose vaj dhe e leme per rreth 30 minuta te piqet! Temp .nuk duhet te jete shume e larte! >>SHERBETI<< UJit te pavaluar n.q.s pengjiri eshte i nxehte i hedhim nje kg.sheqer perzjejme dhe ia hedhim siper ne ndarjet ne forme rombi ose sipas deshires!me pas ne shllak mund te shtoni ne rrushin e thate,ose ne perberje! ~Ju befte mire! P.s 6 persona! | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:43 pm | |
| Molle te Pjekura
Perberesit: -1 luge caji kanelle e grire, -1/2 filxhani sheqer, -6 molle me madhesi te njejte, -2 luge gjelle gjalp, i prere ne 6 copa te vogla, -1 filxhan leng molle, -6 gjethe mente e fresket, Pregatitja: Ngrohn ne fillim furren. Ne nje ene perzjejme kanellen dhe sheqerin. E leme menjane. Marrim mollet dhe u heqim mesin me berthamat, duke bere kujdes qe te mos shponi fundin e molleve ne menyre qe lengu te mbetet. Qerojini mollet perreth majes aty ku i keni care. Mbusheni secilen me perzjerjen me kanelle dhe sheqer. Vendosni siper molleve nje cope gjalp. Vendosini mollet ne nje tave dhe hidhni rreth tyre leng molle. Mbulojeni enen me leter alumini dhe lereni te piqet per 45-60 minuta. Me pas nxirrini nga furra, vendosini ne nje pjate, zbukurojini me mente te fresket dhe sherbejini. | |
| | | Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare Wed Mar 23, 2011 11:43 pm | |
| Biskota me sheqer
Perberesit: * 2 e 3/4 filxhan caji miell * 1 luge caji sode buke * 1/2 luge caji "Bakign powder" * 1 filxhan caji sheqer * 1 veze * 1 luge caji vanilje * kanelle Pergatitja: Ngoheni furren me pare ne 190' grade, ne nje tas te vogel perzieni miellin, soden e bukes dhe Bakign powder, me pas ne nje tas te madh perzieni gjalpin dhe sheqereni, derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme. Shtoni vezen dhe vaniljen, duke i rrahur. Shtojeni perzierjen me miell gradualisht. Kur brumi te jete gati, ndajeni ne topa te vegjel, perzieni pak sheqer dhe kanalle se bashku. Lyejini majat e biskotave me kete perzierje. Vendosini ne nje tave te palyer me asgje. Piqini per 8-10 minuta. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Embelsira Shqiptare | |
| |
| | | | Embelsira Shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|