Presidenti WebMaster & HacKer
Numri i postimeve : 322
| Titulli: Sorbet nga pemët e buta Tue Mar 22, 2011 1:23 am | |
| Fikrie Gagica- Ukelli Autore e librit “1000 receta për çdo familje” Përbërësit për desertin më freskues verorë: * 350 gr mjedra, * 250 gr rrush serezi, * 200 gr sheqer, * 150 ml ujë, * 1 e bardhë e vesë, * lëngu i një limete ose limoni, * 1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koketej “granite”). Përgatitja: Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje. Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë. Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer. Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë). Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë | |
|