Është momenti për të filluar nominimet e i pari që shkon në dhomën e rrëfimit për të dhënë dy emra është Ergysi. Ai kandidon Nedën e Ogrenin, më pas Ermela jep emrat e Mirjetës e Nedës.
Marieli jep emrat e Ermelës dhe të Nedës për tu kandiduar këtë javë e pas tij Mirjeta nominon Ermelën dhe Nedën. Ogreni kandidon Ergysin dhe Mirjetën, e të njëjtët emra jep dhe Neda.
Të nominuarit e kësaj jave janë: Ergysi, Ermela, Neda dhe Mirjeta.
Më tej, Alma, e eleminuara e kësaj nate, arrin në studion e BB. Alma është larguar nga shtëpia e BB me 36% të votave. Ajo shprehet se ka pritur që të dalë dhe më shpejt. Arbana pyet nëse Alma do të kishte bërë ndonjë gjë ndryshe në raportin me Nedën e ajo kundërshton.
Alma thotë se nuk beson në dashurinë e Ogrenit pasi ai vetë i ka pohuar para se të lidhej me Nedën, se ajo nuk i pëlqen sepse nuk ka sharm as elegancë. Ajo shton se Neda e Ogreni po përdorin njëri-tjetrin, e kanë shitur shpirtin për lojën.
Opinionisti, Blendi, e komlimenton Almën për vlerat e saj dhe e quan përfaqësuese dinjitoze të femrave shkodrane. Si përfundim Alma sheh një klip me momentet më të bukura të qëndrimit të saj në shtëpi, e po ashtu dhe mendimet e banorëve për të.