Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 8 vezë të freskëta
* 10 lugë sheqer
* 4 qeska krem të rrahur (shllag)
Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, çokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.
Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë.
Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.
Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar.
Akullorja mund të shërbehet në mënyrë atraktive në enë akulli. Reçeta për enë akulli gjendet në librin”1000 receta për çdo familje”./