Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Këshilla praktike për kuzhinën tuaj  Empty
MesazhTitulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj    Këshilla praktike për kuzhinën tuaj  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 1:48 am

• Për ta ruajtur bukën të freskët, mbajeni në ngrirje të frigoriferit. Kur ta nxirrni, do të shikoni se ka mbetur e freskët, sikur ta keni blerë atë ditë.
• Që të mos ju forcohen bërxollat gjatë skuqjes, veproni në këtë mënyrë: grini në rende një qepë të madhe dhe para se ti skuqni bërxollat, mbulojeni sipërfaqen e tyre me këtë shtresë qepe të grirë. Lërini për 2–3 orë. Në vazhdim, skuqini. Rezultati do t’ju lërë gojëhapur!
• Që të shmangni lotët gjatë pastrimit të qepëve, mund t’i lini ato të ndara në ngrirje të frigoriferit ose në ujë të ftohtë. Më pas pastrojini.
• Që ta ruani gjalpin sa më të freskët, hidhni brenda tij një copë karotë të pastruar.
• Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.
• Nëse dëshironi të shmangni erën e rëndë të lulelakrës gjatë zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur më parë në uthull.
• Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.
• Perimet e vyshkura gjallërohen, nëse i vendosni për disa orë në frigorifer të mbuluara me pecetë të lagur.
• Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.
• Që të kuptoni nëse fasulet janë bajate, bëni këtë provë: kafshojini dhe shikoni nëse mbetet në to shenja e dhëmbëve. Nëse nuk mbetet shenjë, atëherë fasulet janë bajate.
• Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.
• Tigani nuk ngjit nëse e nxehni pak, para se të hidhni vajin.
• Nëse dëshironi lakra jo shumë të hidhura, ndërroni 2 herë ujin gjatë zierjes, ose, së bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.
• Që të ruani ngjyrën e gjelbër të lakrave gjatë zierjes, kripeni ujin që në fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.
• Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas, skuqini në vaj jo shumë të nxehtë.
• Në mënyrë që të heqësh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i fërkuar mirë me limon.
• Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hudhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.
• Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo çdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në sirtar, mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.
• Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me një copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.
• Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.
• Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.
• Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.
• Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.
• Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.
• Mbas qërimit të patateve, karotave, e perimeve të tjera duarve, ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni.
• Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështu që gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.
• Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier, por të ftohur.
• Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.
• Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për çdo kokërr vezë i shtohet një gjysmë luge gjelle ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Këshilla praktike për kuzhinën tuaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshilla per gatimin e peshkut
» Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj-
Kërce tek: