Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pulë në mënyrë braziliane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
avatar

Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Pulë në mënyrë braziliane    Mon Mar 21, 2011 1:38 am




për 4 persona

* 750 gr gjoks pule
*1 limon
* 2 kokë qepë
* 2 thelpinj hudhër
* 40 gr margarinë
* 4 domate
* 200 ml ujë
* 1 spec djegës
* 30 gr miell misri
* majdanoz
* 1 lugë piper i bardhë
* vaj, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:
Gjokset e pulës i presim përgjysmë. Hedhim mbi to kripë dhe piper të bardhë të grirë.
E grijmë qepën dhe hudhrën dhe i vëmë në një enë. Çdo copë gjoksi pule e kalojmë në qepë dhe hudhër. I lëmë të qëndrojnë për dy orë, për ta mpirë shijen e qepës dhe hudhrës. Pastaj, copët e mishit i kalojmë në miellin e misrit dhe i skuqim në margarinën e shkrirë.
I kaurdisim domatet në ujë të valuar, i qërojmë dhe i presim në kube.

Në tigan tjetër në zjarr hedhim vaj dhe në të e skuqim qepën e mbetur. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë copët e domateve. E shtrydhim limonin dhe lëngun e hedhim në tigan. Hedhim piper të bardhë, majdanoz të grirë dhe specin djegës të grirë. E shtojmë edhe ujin. Pastaj, në tigan i vëmë copët e mishit të skuqura.

Në njërën anë të pjatës i servirim copët e mishit. Në anën tjetër i servirim perimet e përziera. Sipër mishit e hedhim salcën në të cilën përgatitej

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Pulë në mënyrë braziliane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Kuzhina e Huaj-
Kërce tek: