Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MEMORIA QENDRORE RAM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
avatar

Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: MEMORIA QENDRORE RAM   Mon Mar 21, 2011 1:05 am

MEMORIA QENDRORE RAM

Memoria qendrore eshte vendi ku ekzekutohen te gjitha programet dhe ku vendosen te gjitha te dhenat qe perdoren nga keto programe. Instruksionet e nje programi duhet te ndodhen ne RAM qe te mund te ekzekutohen nga procesori.
Dihet qe te gjitha keto informacione memorizohen ne forme bit – esh, pasi eshte me e thjeshte paraqitja e ketyre informacioneve logjike ne dicka fizike sic eshte hardware-i.

PERBERJA

Memoria qendrore eshte e perbere nga nje bashkesi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatore.
Fijet ndahen ne dy grupe : fijet qe transportojne adresat e te dhenave dhe fijet e te dhenave.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
avatar

Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: MEMORIA QENDRORE RAM   Mon Mar 21, 2011 1:06 am

MEMORIZIMI I TE DHENAVE

Programi aplikativ ne kombinim me sistemin operativ dhe BIOS-in dergon nje mori sinjalesh elektrike fijeve te adresave. Cdo fije adrese i korrespondon nje pozicioni specifik ne RAM ne te cilen mund te memorizohen te dhena.
Fijet e adresave lidhen me fijet e te dhenave me ane te tranzistoreve, anash ketyre tranzistoreve ka nje kondensator. Kur sinjali elektrik pershkruan nje fije te dhenash mbyll te gjithe tranzitoret qe lidhin kete fije me fijet e te dhenave. Kur tranzistoret jane te mbyllur atehere software dergon te dhenat efektive qe duhen memorizuar gjithmone ne forme binare (0,1).
Kjo realizohet nepermjet dergimit dhe mosdergimit te nje sinjali elektrik ne te gjitha fijet e te dhenave. Dergimi i nje sinjali elektrik ne nje fije ben qe nepermjet tranzistorit te kaloje rryme elektrike, rryme kjo qe karikon nje kondensator te vendosur anash tranzistorit, ky kondensator i karikuar i korrespondon “shkrimit” te nje 1 ne memorie. Nqs nuk dergohet nje sinjal elektrik ne nje fije te dhenash kondensatori nuk karikohet sepse nuk ka rryme elektrike, ky fakt i korrespondon “shkrimit” te nje 0 ne memorien qendrore RAM.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
avatar

Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: MEMORIA QENDRORE RAM   Mon Mar 21, 2011 1:06 am

LEXIMI I TE DHENAVE NE MEMORIEN QENDRORE

Kur software do te lexoje te dhena qe jane te memorizuara ne RAM dergon nje sinjal ne fijen e adresave korrespondente te te dhenave qe do te lexoje. Si ne rastin e mesiperm ky sinjal elektrik mbyll kodensatoret qe lidhin fijen e adresave me fijet e te dhenave.
Pasi mbyllen tranzistoret, nqs kondensatori qe ndodhet tek fijet e te dhenave eshte i karikuar atehere kur mbyllet tranzistori korrespondent kondensatori shkarkon ngarkesen elektrike te mbledhur si rrjedhoje jepet nje sinjal elektrik ne fijen e te dhenave. Kjo gje i korrespondon “leximit” te nje 1 nga RAM. Nqs fija e te dhenave nuk e ka te karikuar kondensatorin korrespondent atehere nuk ka asnje sinjal elektrik ne fijen e te dhenave ne fjale, gje kjo qe i korrespondon leximit te nje 0 ne RAM.

LLOJET E RAM

Ne baze te teknologjise se perdorur per prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen ne kategori :

DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatoreve cdo 1/1000 e sec.

EDO RAM : Eshte me e shpejte se DRAM, karakteristika e saj kryesore eshte se eshte ne gjendje te dergoje te dhena edhe duke marre instruksione per te dhenat qe do te aksesohen nga programi ne nje moment te dyte.

VRAM : Eshte nje memorje RAM e pershtatur per kartat grafike. Ka dy porta ne menyre te tille qe te dhenat video mund te shkruhen ndersa te dhenat po lexohen nga karta grafike per tu visualizuar ne ekran.

SRAM : Nuk ka nevoje (si memorja DRAM) te rifreskimit me ngarkese elektrike te kondensatoreve. Eshte me e shpejte se DRAM por edhe me e kushtueshme.

SDRAM : Eshte memorje e projektuar per te ndjekur shpejtesine e bus-it te procesoreve te shpejte. Eshte e perbere nga dy banko per memorizimin e te dhenave, kjo lejon qe edhe kur jemi duke lexuar te dhena te memorizuara ne nje banko mund te lexojme dhe te tjetri njekohesisht.

SIMM : Chipe memorjesh te montuara ne nje karte te vogel. Eshte nje nga meomorjet e para qe ka qene e perhapur te PC.

DIMM : Njesoj si SIMM, ndryshon vetem chipet e memorjes dhe numri i lidhjeve me modherboardin.

ECC : RAM qe perdor bit shtese per te gjetur gabimet e mundshme gjate transmetimit te te dhenave.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: MEMORIA QENDRORE RAM   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MEMORIA QENDRORE RAM
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Bota e Informatikes •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Tutoriale & Mesime :: Informatika-
Kërce tek: