Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dispensat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Dispensat   Mon Mar 21, 2011 1:03 am

Auto kolaudimi gjate ndezjes.

Kur ndizet kompjuteri nje proces i quajtur POST (power on self test) fillon me nje sinjal elektrik qe ndjek nje rruge te caktuar deri tek procesori (CPU) per te fshire nga regjistrat e CPU te dhena qe mund te kene ngelur.
Ky sinjal vendos ne nje regjister te procesorit, qe quhet regjistri numerues i instruksioneve nje vlere te caktuar, qe per kompjuterat e koheve te fundit eshte F000 (ne sistem numerimi me baze 16). Regjistri numerues permban adresen ne memorie te instruksionit qe do te ekzekutoje procesori. Keshtu qe procesori lexon te regjistri numerues sa here mbaron se ekzekutuari nje instruksion dhe do te dije adresen e instruksionit tjeter te programit.
Ne rastin konkret F000 eshte fillimi i nje programi ne BIOS. Pas kesaj kontrolli i kalon programit te memorizuar me menyre permanente ne chipet ROM (read only memory) te BIOSIT, dhe procesori fillon ekzekutimin e ketij programi instruksion pas instruksioni.
Ky program ben te mundur aktivimin e nje sere kontrollesh qe perfshine pjeset me te rendesishme per funksionimin minimal te kompjuterit.
CPU ne fillim kontrollon veten e saj pastaj programin e BIOSIT.
CPU dergon sinjale bus-it te sistemit per tu sigururar qe te gjithe komponentet funksionojne, controllon clock – un e sistemit.
Ne vazhdim programi ve ne prove memorien e kartes grafike dhe sinjalet qe kontrollojne videon. Me pas ben te mundur qe BIOS-i i kartes grafike dhe memoria e saj te behen pjese e BIOS-it dhe e konfigurimit te memories se pergjithshme te sistemit. Ne kete faze perdoruesi fillon te shohe dicka ne monitorin e kompjuterit.
Me pas programi i memorizuar ne BIOS ben nje seri testesh per te pare nese chipet e memories qendrore RAM funksionojne rregullisht. Ideja e ketij testi qendron ne dergimin e disa te dhenave ne nje chip te memories per ti shkruar ato pastaj behet leximi i tyre ne memorie krahasohen te dhenat qe dergoi procesori me te dhenat qe lexohen ne memorie ne rast se nuk ka ndryshim midis tyre testi ka rezultat pozitiv. Gjate ketij procesi ne monitor vizualizohet nje numerim progresiv i sasise se memories se testuar.
Ne vazhdim dergohen ne rruge te caktuara te bus-it te sistemit sinjale njesive me disk dhe pritet pergjigja per te ditur disponibilitetin e tyre.
Faza finale e POST-it eshte verifikimi i lidhjes dhe funksionimit te tastieres, dhe nese eshte shtypur ndonje tast.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Dispensat   Mon Mar 21, 2011 1:04 am

SISTEMET PLUG AND PLAY

Kur ndizet nje sistem Plug and Play komponeneti i pare qe merr kontrollin eshte BIOS-i, qe eshte lidhja kryesore mdis sitemit opeartiv dhe komponenteve hardaware. BIOS-i kerkon te gjithe komponentet qe ka nevoje ne menyre qe kompjteri te funksionoje rregullisht si psh karta grafike,tastiera, floppy disk, tastiera etj. BIOS-i iu identifikon keta komponenete ne baze te identificatoreve te tyre, qe jane kode te memorizuara ne chipet ROM te ketyre komponeneteve. Me pas BIOS-i i kalon kontrollin sistemit operativ.
Po te marrim si shembull sistemin operativ Ms Windows, ai ka nje program te quajtur Konrollori i Konfiguracionit te Windows-it. Ky oi fundit ekzekuton driver speciale qe quhen driver numratore. Windows-i i kerkon ketyre driver-ave te identifikojne komponenetet per te cilet jane pergjegjes, ne menyre qe te beje kontrollin e risurseve qe i duhen cdo komponenti.
Pasi i merr keto informacione nga driver-at numratore ben memorizimin e tyre ne nje database qe qendron gjithe kohen e punes se kompjuterit ne memorjen qendrore.
Pasi vendos risurset qe duhet te kete secili komponent ia komunikon keto informacione driver-ave numratore respektiv, te cilet ia komunikojne komponenteve per te cilet jane pergjegjes duke shkruar te dhena ne disa regjistra te programueshem qe ndodhen brenda komponenteve. Keshtu qe cdo komponent eshte ne djeni per resurset qe i ka dhene sistemi operativ, keshtu nuk tenton te shfrytezoje ato te komponenteve te tjere hardware.
Ne fund Windows-i kerkon driver-in oportun per secilin komponent dhe i karikon ato ne memorjen qendrore, pastaj driver-ave u komunikohen resurset respektive. Pasi driver-at inicializojne te gjitha komponentet hardwere sistemi eshte gati per tu perdorur nga perdoruesi.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Dispensat   Mon Mar 21, 2011 1:04 am

PROCESORI DHE INTERRUPT-et

Shume operacione hardware si psh shtypja e nje tasti, nje click me mouse ose mberritja e te dhenave nepermjet nje porte seriale ose paralele qe kerkojne nje nderhyrje te menjehereshme te procesorit (CPU), dergojne nje lloj sinjali special qe quhet interrupt. Sic e sugjeron dhe emri nje interrupt ndalon perkohesisht veprimin qe po kryen procesori per te drejtuar vemendjen te nje sherbim tjeter i cili eshte kerkuar nga sinjali i interrupt-it.
Nje lloj chip-i special i quajtur kontroller i interrupt-eve merr sinjalin e interrupt-it te derguar nga hardware.
Kontrolleri i interrut-eve lajmeron procesorin qe eshte derguar nje interrupt dhe kerkon vemendjen imediate te procesorit.
Per te mbajtur “mend” te veprimit qe po kryente perpara nderprerjes, procesori vendos adresen e ketij veprimi ne nje hapsire te vecante te memorjes qendrore (RAM) e quajtur stack.
Procesori merr numrin e interrupt-it nga kontrolleri i interrupt-eve. Cdo interrupt-i i korrespondon nje numer i caktuar, dhe ne disa raste edhe nje i dyte qe tregon nje sherbim te vecante.
Procesori konsulton nje tabele specifike ne memorien qendrore qe quhet tabela e interupt-eve , qe perdoret per te gjetur adresen e programit qe duhet te ekzekutohet si pergjigje e ketij interrupt-i.
Procesori fillon te ekzekutoje kete program instruksion pas instruksioni, ky program mund te ndodhet ne memorjen qendrore ose te BIOS-i i sistemit.
Ne qofte se ky program ekzekutohet ne menyre te rregullt, ne fund programi i dergon nje komande procesorit, IRET, qe i thote procesorit qe programi i interrupt-it mbaroi me sukses dhe qe te konsultoje stack-un per te lexuar adresen qe kishte vendosur atje para se te kishte ndodhur interrupt-i, ne menyre qe te vazhdoje punen atje ku e kishte lene.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Dispensat   Mon Mar 21, 2011 1:04 am

SI LEVIZIN TE DHENAT NE BUS- in E SISTEMIT

Sinjalet qe vijne nga procesori ose nga komponenete te tjere levizin gjate disa fijeve te vendosura ne menyre paralele.
Numri I ketyre fijeve varion ne lidhje me arkitekturen e perdorur per bus-in.
Bus-I 8 bit I perdorur nga IBM psh perdor 62 vija per te lidhur komponentet midis tyre. Cdo sinjal qe i dergohet nje komponenti te caktuar merret nga te gjitha komponentet e tjere qe jane te lidhura me bus-in e sistemit.
Tete fije i dergojne rryme elektrike komponeteve te lidhura me bus-in. Disa fije kane tension jo te njejte me te tjerat.
Tete deri 32 fije perdoren per te transmetuar te dhenat pavaresisht nga fakti se keto te dhena jane derguar per komponente te ndrysheem si memoria qendrore, karta grafike etj.
20 fije trasportojne adresen e komponentit per te cilin jane derguar te dhenat. Cdo komponent ka nje adrese te caktuar
Fijet qe mbeten perdoren per te transmetuar komanda specifike si psh komanda shkrimi ose leximi nga memoria ose nga komponentet input output. Cdo fije e ketij lloji transmeton nje komande te caktuar.
Cdo komponent i bus-it kontrollon sinjalet e komandave pergjate fijeve qe transmetojne komanda. Psh kur te fija e komandes se shkrimit transmetohet nje sinjal te gjithe komponentet e dine ta interpretojne kete sinjal. Pas kesaj komponentet “perqendrohen” tek fijet qe transmetojne adresen e komponentit. Nqs adresa qe transmetohet te fijet e adreses nuk eshte e njejte me adresen e komponentit, ky i fundit injoron te gjitha te dhenat qe transmetohen tek fijet qe transmetojne te dhena. Ne rast te kundert dmth kur adresa e komponentit eshte e njejta me ate qe transmetohet tek fijet e adresave atehere komponenti I “pranon” keto te dhena dhe i perdor ato per te kompletuar komanden, ne shembullin tone komanden e shkrimit.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dispensat   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dispensat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Bota e Informatikes •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Tutoriale & Mesime :: Informatika-
Kërce tek: