Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BIOS-i DHE DRIVER-at

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: BIOS-i DHE DRIVER-at   Mon Mar 21, 2011 1:01 am

BIOS-i DHE DRIVER-at

Per te kuptuar me mire funksionimin e BIOS-it dhe te driver-ve do te fillohet me nje shembull, konsiderojme rastin qe pasi shkruajme tekst ne nje dokument, me ane te nje programi per perpunimin e tekstit (psh Ms Word) lind nevoja te memorizojme dokumentin ne hard disk. Programi aplikativ ne kete rast Ms Word i trasmeton sistemit operativ (Ms Windows) komanden (ne kete rast “shkruaj ne hard disk”) dhe te dhenat qe duhen memorizuar (tekstin e shkruar).
Windows-i verifikon qe te mos te kete kontradikta ne file-in qe duhet memorizuar, psh ne rastin tone te kete prapashtesen e tekstit ose te mos jete nje file me atribut qe lejon vetem leximin e ketij file dhe jo modifikimin e tij.
Nqs cdo gje eshte ne rregull sistemi operativ verifikon nese ky lloj veprimi (memorizimi i te dhenave ne hard disk) kerkon nje driver.
Driver-i eshte nje sekuence instruksionesh per te kontrolluar nje dispozitiv te caktuar hardware. Duke u nisur nga ky perkufizim, mund te thuhet se driver-i eshte nje shtese e BIOS-it, pasi eshte thene qe detyra kryesore e BIOS-it eshte kontrolli i dispozitiveve te ndryshem hardware. Mund te thuhet ne menyre te thjeshtezuar qe BIOS-i di “gjuhen” e disa dispozitiveve te ndryshem hardware dhe ben perkthimin e kesaj “gjuhe” ne komanda te kuptueshme nga procesori dhe anasjelltas.
Nga sa u tha me siper dhe nga fakti qe BIOS-i eshte i memorizuar ne menyre permanente ne nje memorie ROM, BIOS-i duhet te perfshinte gjithe komandat per cdo perberes hardware qe mund te parashikohet qe te lidhet me kompjuterin. Ne kete menyre BIOS-i jo vetem qe do te kishte dimensione shume te medha, por do te behej i paperdorshem sapo do te dilte ne treg nje lloj i ri printeri ose hard disku. Ky problem eshte zgjidhur me driver-at per cdo perberes te hardwar-it, qe jane nje zgjerim i BIOS-it dhe memorizohen ne hard disk, sa here qe ka nevoje per ta karikohen ne memorie qendrore dhe kryejne funksionin e tyre. Shume driver karikohen ne RAM qe ne momentin qe inicializohet sistemi operativ dhe qendrojne aty gjate gjithe kohes se punes se kompjuterit. Keshtu shpjegohet dhe emri BIOS (Basic Input Output Sistem) sepse kontrollon vetem perbersit themelore te input output, perberesit e tjere hardwere kontrollohen nga driver-at specifike.
Per t’iu rikthyer shembullit fillestar, ne rast se BIOS-i permban komandat per llojin e hard diskut te instaluar ne kompjuter transmetohen komandat qe permban BIOS-i kontrollerit te hard diskut, qe i ne baze te ketyre komandave ben levizjen e pjeseve perberese te hard diskut duke bere memorizimin e tekstit te shkruar. Ne rast se komandat nuk jane te memorizuara ne chipet e BIOS-it ky i fundit i merr komandat nga driver-i i hard diskut dhe ja transmeton kontrollerit. (Ne rastin e disqeve IDE kontrolleri eshte i integruar tek hard disku)

Ne sistemet e sotme kompjuterike programet qe ndodhen ne chipet e BIOS-it karikohen ne memorien qendrore per arsye se per te marre nje program nga RAM-i duhet me pak kohe se sa per ta marre ate nga chipet ROM te BIOS-it.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
BIOS-i DHE DRIVER-at
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Bota e Informatikes •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Tutoriale & Mesime :: Informatika-
Kërce tek: