Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj    Mon Mar 21, 2011 12:53 am

Pershendetje te gjitheve.Per te gjithe qe kane nevoje te mesojne si te formatojne dhe instalojne Windows XP ne kompjuterin e tyre ketu mund te ndjekin hapat te pasqyruara me ane te fotografise


Si fillim duhet te futemi ne BIOS duke klikuar butonin Delete qe te vendosim si Boot Drive Primary = CDROM se perndryshe nuk fillon CD automatikisht sepse per default fillon HD(Hard Disc).Klikojme F10 dhe pastaj zgjedhim Yes dhe fillojne procedurat.


Fusim CD e Windows Xp ne CDROM dhe fillon kompjuteri automatikisht procesin


Kur te dali ne kompjuterin tend e njejta pamje sic eshte ne foton lart atehere kliko ENTER per te vazhduar procedurat e instalimit te Windows-it.




Fotoja me lart tregon qe duhet te pranosh licensen e Microsoft.Nese e pranoni klikoni F8,nese nuk e pranoni klikoni ESC dhe butonin PAGE DOWN per faqen tjeter.


Pamja me lart e cila del gjate procesit nenkupton...

A deshiron te besh formatimin e kompjuterit apo do te besh partition.


Psh.Ke dy partitione, C dhe D.Pra do ta fshish njerin partition dhe deshiron te vendosh partitone te reja behet keshtu.


Pra ti e markon partitionin D: ( ne foto ske partiticion D:\ )
klikon ne shkronjen D qe do me thon me Delete partitionin edhe Enter
pastaj del qe te klikosh shkronjen L qe do me thoteLose All data in you drive
ti prape kliko Enter
dhe kthehesh prape si ne foto, por pa partition D:\

Pastaj e nenvizon partition C:\ dhe klikon ne shkronjen C dhe atehere mund te krijosh partition.Dhe ti jep vleren, psh nese ne HDD(Hard Disk) ndodhen 30 000 ti e ben 15 000 keshtu qe HDD(Hard Disk) ndahet ne dy pjese.(Kjo pjese nuk eshte ne foto)


Si ta besh ate kthehesh prap si ne foto, KUJDES TANI DO TE DUKET SI NE FOTO

Ne foto nuk ka partitione.

Ti e nenvizon hapesiren e Hard Diskut C dhe klikon Enter.


Atehere kompjuteri automatikisht e krijon nje partition,
madhesia e partitionit eshte aq sa eshte i madh HDD(Hard Disc)ne kompjuterin tend.

Kur klikon ne Enter kalon ne foton tjeter me poshte dhe shiko..


Fotoja me lart tregon se cfare formati deshiron ti besh ndarjet e HDD(Hard Disc) FAT32 apo NTFS

E preferuar eshte NTFS(Quick)
PS:Formatimi behet me shpejt kur zgjedh (Quick) pasi nuk eshte e nevojshme te presesh me shume per formatimin.



Pamja qe do shfaqet ne ekranin e kompjuterin eshte si ne foton lart e cila tregon formatimin e HDD(Hard Disc).


Tani kopjohen FILE-t kryesore qe duhen per te vazhduar isntalimin e Windows XP.

Files qe kopjohen jane te gjitha cfare ndodhen ne kompjuterin tend sic eshte:

Karta Grafike
Motherboard
Karta e Zerit
....e shume drivera te tjere varet nga kompjuteri juaj.

Kjo gje behet per te kontrolluar se cfare duhet me ditur gjate instalimit.Windows ka shume drivera dhe i instalon te gjitha,por gjate instalimit ka drivera te cilat kane nevoje ti instalosh vete.



Brenda disa sekondave kompjuteri Ristartohet vete.


Start faqja e Windowsi XP para perfundimit te instalimit.


Edhe pse nuk jan gjithe driverat, Windowsi do instalohet.


Pasi te kontrollohen te gjitha pjeset e montuara ne PC, do filloje te instalohen gjithe drivet qe ndodhen ne CD dhe do kopjohen ne PC.

Koha aty tregon perafersisht edhe sa minuta kane mbetur deri ne fund te instalimit

Kjo kohe ndryshon sipas kompjuterit, kompjuterat e vjeter marrin me shume kohe me e instalu kurse kompjuterat e ri instalohet me shpejt.



Nese arrini gjate procesit me kompjuterin tuaj si ne foton me lart atehere tregon qe dhe disa gjera te vogla dhe jeni ne perfundim.

Per te pare nese jane instaluar te gjithe driverat shikoni foton me poshte...


Dhe pastaj Hardware


Dhe pastaj tek Device Manager

dhe te del lista e Hardwareve qe i ke ne PC tend.

Nese del si fotoja me poshte atehere instalimi i kompjuterit tuaj ka perfunduar me sukses



Nese del si fotoja me poshte atehere kompjuteri juaj ka nevoje per CD perkatese te HardWare qe eshte me shenjen Pikepyetje pasi ka nevoje per software e tij




Keto jane hapat te cilat perdoren per instalimin e Windows Xp ne kompjuterin tuaj.Marre nga KHG Forum dhe edituar ne disa hapa.Nese keni shtojca qe sjane permendur mund te na shkruani.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Si te formatoni dhe instaloni Windows Xp ne Kompjuterin tuaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Bota e Informatikes •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Tutoriale & Mesime-
Kërce tek: