Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PTK-ja për “bakshishe” mbi pesë milionë euro

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
avatar

Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: PTK-ja për “bakshishe” mbi pesë milionë euro   Sun Mar 20, 2011 9:36 pm


Menaxherët e korporatës publike të telekomunikimeve, përveç pagave të majme që marrin, shpërblehen nga dy herë në vit edhe me bonuse, vlera e të cilave për një zyrtar të lartë shkon në mijëra euro. Postë-Telekomi i Kosovës në shpërndarjen e bonuseve për punonjësit e saj ka shpenzuar mbi pesë milionë euro që nga viti 2007, kur ka nisur dhënia e “bakshisheve” për ta.
Raporti financiar i PTK-së për vitin 2008 përshkruan se këtë vit vetëm në shpërndarjen e bonuseve ishin shpenzuar 2 milionë e 700 mijë euro.
Nga kjo shumë 1.2 milion euro ishin bonuse që ishin dashur të shpërndaheshin në vitin 2007, por që janë dhënë në vitin 2008. Përveç bonuseve, raporti financiar i vitit 2008 përshkruan se gjatë atij viti ishin dhënë 109 mijë euro si kompensime për drejtorët e shefat ekzekutivë të ndërmarrjes së Postë-Telekomit. Po në këtë raport specifikohet se një vit më herët, më 2007, për të njëjtën gjë ishin shpenzuar 111 mijë euro, shkruan Koha Ditore.
Ndërkaq, në vitin 2009 korporata e Postë-Telekomit për bonuse të punëtorëve shpenzoi një shumë prej 1 milion e 800 mijë eurosh. Kjo korporatë ende nuk e ka të përfunduar raportin financiar për vitin 2010 por, sipas kryeshefit ekzekutiv të saj, Shyqyri Haxha, pasi që ka vazhduar rritja e afarizmit të ndërmarrjes edhe vlera totale e bonuseve duhet të sillet atypari si në vitin 200

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
PTK-ja për “bakshishe” mbi pesë milionë euro
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Teknologja & Informacioni •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Ekonomia-
Kërce tek: