Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike    Thu Mar 24, 2011 1:36 am

Teoreme e re matematikore zbulohet nga studentet Shqiptare

Dy maturantë kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm shkencor, duke shkruar emrin e tyre në shkencën e matematikës e të mosbarazimeve algjebrike Përgjithësimi i mosbarazimit “Suranyi” dhe i mosbarazimit “Schur”, nga shqiptarët Gjergji Zaimi dhe Keler Marku do të jetë teorema më e re që i shtohet fondit të njohurive teorike të matematikës, më saktë, asaj të mosbarazimeve algjebrike. Do të quhet “Toerema Zaimi-Marku” dhe do të publikohet për herë të parë në librin e matematicienit rumun Vasile Cirteaje, që do të prezantohet për publikun e interesuar në korrik të 2006. Teorema e re, tashmë ka marrë emrat e dy shqiptarëve dhe është aprovuar nga prof. V. Cirteaje, ndërkohë që së shpejti do të kalojë për reçensë dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Sidoqoftë, botimi i parë do të kryhet jashtë vendit, në librin universitar “Mosbarazime Algjebrike”, i cili do të prezantohet në Olimpiadën Botërore të Matematikës, që do të zhvillohet në Slloveni në korrik të 2006. Shumë vetë mund të pyesin se cilët janë këta shqiptarë, që paskan bërë një përgjithësim kaq të rëndësishëm, që kanë zbuluar një teoremë të re. Për çudinë e të gjithëve nuk bëhet fjalë për dy profesorë të moshuar, apo për studentë të ndonjë insituti të famshëm botëror që frekuentohet nga gjenitë. Bëhet fjalë, për dy nxënës të vitit të katërt në shkollën “Turgut Ozal” në Tiranë, të cilët ende nuk kanë kaluar adoleshencën e tyre dhe u duhen dhe disa muaj, për të mbushur moshën madhore. Natyrisht që, nuk mund të quhen fëmijë “të zakonshëm” apo fillestarë në fushën e matematikës. Bëhet fjalë, për dy pjesëmarrës në olimpiadat kombëtare e ndërkombëtare, që shpeshherë kanë nderuar Shqipërinë me medalje e diploma të ndryshme, duke treguar që shqiptarët janë në gjendje të japin rezultate edhe në shkencë e jo vetëm në sport. Historia e dy të rinjve është disi e veçantë, një histori e vështirë, në një vend që deri më sot nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur dijes, apo përgatitjes së talenteve të reja në shkencat e ndryshme. Cilët janë Gjergji Zaimi e Keler Marku Gjergji Zaimi e Keler Marku janë dy nxënës të apasionuar ndaj matematikës, apo siç mund të themi me plot gojën, dy matematicienë të ardhshëm. Të dy, i lidh me njëri-tjetrin një shoqëri e mirë dhe e gjatë, që prej fëmijërisë. Me njëri-tjetrin, dy adoleshentët janë njohur në vitin shkollor 1999-2000, në olimpiadën matematikore të rrethit Tiranë, ku dy djemtë, atëherë në klasën e gjashtë, fituan vendet e para. Gj. Zaimi vinte nga shkolla tetëvjeçare Fan S. Noli, ndrkohë që K. Marku vinte nga bankat e Jeronim de Radës. Pas rezultatit të mirë në olimpiadë, të dy nxënësve iu ofrua një bursë nga shkolla “Turgut Ozal” dhe që prej asaj kohe kanë vazhduar në të njëjtin institucion privat. Kjo olimpiadë e klasave të gjashta ka rezultuar deçizive për dy djemtë, pasi siç e pranojnë dhe vetë, më parë nuk kanë patur ndonjë rezultat për t’u vënë re, apo ndonjë pasion të veçantë për matematikën. Pikërisht atëherë, pasi u futën në institucionin arsimor privat “Turgut Ozal”, dy nxënësit filluan të motivoheshin më tepër dhe të ushtroheshin sistematikisht në prirjen e tyre. Ka qenë një punë e gjatë, e përditshme, ajo që ka çuar në rezultatet e mira të nxënësve në kompeticionet ndërkombëtare (pasi në ato kombëtare, suksesi ka qenë i përvjetshëm). Nuk ka qenë aspak e lehtë për ta, shpesh u është dashur të sakrifikojnë diçka, nga momentet e zbavitjes e shpesh kanë ndenjur mbi libra e në internet me orë të zgjatura, por sidoqoftë dy djemtë kanë rekuperuar gjithçka, duke kaluar me shoqërinë e me familjen orët e tjera, duke programuar ditët në mënyrë intensive dhe kështu, asgjë s’mbetej pas dore. Në përgatitjen e tyre, pas vullnetit individual dhe pasionit për matematikën, një rol të madh ka luajtur dhe programi stimulues i shkollës “Turgut Ozal” dhe i drejtorisë së Kolegjeve Turke në Shqipëri, të cilët kanë ofruar vazhdimisht bursa e shpërblime për ecurinë e mirë të nxënësve. Ka qenë pikërisht kjo shkollë, ajo që ka bërë të mundur formimin ekstrakurrikular të këtyre nxënëve nga profesori i njohur Edmond Pisha, kryetari i “Shoqatës së Matematikanëve”, i cili i ka ndjekur dy nxënësit në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, në katër vitet e shkollës së mesme. Të dy nxënësit, Gjergji e Keleri kanë arritur të bëjnë atë, që shumë pak vetë e prisnin, në një moment pesimizmi për cilësinë e arsimit shqiptar, këta të dy kanë provuar të kundërtën. Megjithatë, për fat të keq, duhet përmendur që mbështetja e shtetit ndaj dy matematicienëve të rinj nuk ka qenë në nivele të mira, në aktivitetet ndërkombëtare ku nxënësit kanë përfaqësuar Shqipërinë. Nder për Shqipërinë Ndërkohë që, për kombëtaren e futbollit premtohen qindra mijëra euro për fitoren e ndonjë ndeshjeje, pa domethënie e bizneset sponsorizojnë sportistë premtues, këta dy djem nuk kanë marrë ndonjë mirënjohje deri sot. Duhet të kujtojmë se Gj. Zaimi e K. Marku kanë sjellë në Shqipëri medalje të vërteta, në kompeticione shumë të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë olimpiadat ballkanike e botërore. Shtete ballkanike si Rumania e Bullgaria, për të mos përmendur SHBA, Kinë, Rusi apo Japoni, jo vetëm që përgatitin e investojnë në talente të tillë, por investojnë dhe në të ardhmen e tyre, duke u ofruar bursa në institucionet më të mira universitare të botës. Ndërsa, dy medalistët shqiptarë presin të fitojnë individualisht ndonjë bursë nëpër universitetet amerikane pasi, ende nuk ka patur ndonjë interesim nga institucione shtetërore, për arsimimin e tyre të mëtejshëm. Vitin e ardhshëm, Gjergji e Keleri do të qëndrojnë “pushim”, pasi do të kenë mbaruar shkollën e mesme e do të presin përgjigjet nga institucionet arsimore, ku do të aplikojnë për studimet e larta. Të preferuarat prej tyre janë të famshmet MIT (Massachussets Institute of Technology), Harëard, Princeton, Stanford, Yale apo CalTec (California Institute of Technology). Të gjitha këto universitete, janë shumë të shtrenjta për familjet e mesme shqiptare dhe dy studentët, as që ëndërrojnë të shkojnë në këto shkolla në bazë pagese. Ajo, që ata presin është që stafi akademik i këtyre shkollave, të vlerësojë arritjet e tyre e të ofrojë bursë, ndërkohë që do të ishte e mirëpritur edhe ndonjë ndihmë nga shteti shqiptar. Gjergji Zaimi Datëlindja: 20.10.1988 Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Botërore, Meksikë 2005 Fitues i medaljes së bronztë në Olimpiadën Botërore, Greqi 2004 Fitues i dy medaljeve të arta në Olimpiadën Ballkanike, Bullgari 2004, Qipro 2006 Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Ballkanike, Rumani 2005 Fitues i medales së bronztë në Olimpiadën Ballkanike, Shqipëri 2003 Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare të matematikës Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare Keler Marku Datëlindja: 28.07.1988 Fitues i dy medaljeve të bronzta në Olimpiadën Ballkanike, Rumani 2005, Qipro 2006 Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare të matematikës. Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare Teorema Zaimi-Marku, përgjithësimi 100 vjet, pas rastit të parë Teorema Zaimi-Marku konsiston në një mosbarazim të vërtetuar, i cili është formuluar nga dy të rinjtë shqiptarë. Gjithçka ka marrë start nga mosbarazimi i famshëm “Schur”, i zbuluar nga matematicieni gjerman në fillim të shekullit të XX. Mosbarazimi në variantin “Schur” është i vlefshëm, vetëm për një parametër (n = 3), ndërkohë që në variantin “Suranyi” është i vlefshëm për parametrin e dytë (k=0). Më parë njiheshin disa prova vetëm për k=1 dhe përdorej një matematikë shumë e avancuar, për të arritur këto prova. Kur u zbulua rasti i vlefshëm për n=4 në vitin 1993 bëri shumë bujë dhe u quajt “Mosbarazimi i Turkevicit”. Në këtë fushë janë arritur rezultate të pjesëshme më parë, nga matematicienë si Cirtoaje, Kantorovich etj. Gjenialiteti i Zaimit e i Markut konsiston në përgjithësimin e këtij mosbarazimi, duke e vërtetuar për çdo parametër n (natyror) dhe për të gjithë parametrat k (real). Zbulimi është shumë i rëndësishëm dhe teorema është formuluar, duke përdorur atë që në gjuhën e matematicienëve quhet “matematikë elemtare”. Prova me matematikë elementare ka më shumë vlerë, se ajo me matematikë të avancuar, sepse ofron mundësi më të mëdha aplikimi e është më e kuptueshme. Shqiptarët kanë përdorur mosbarazimin “Bernoulli”, mosbarazimin “Tchebyschev”, si dhe mosbarazimin mbi të mesmen algjebrike gjeometrike. Përfundimi ka qenë i habitshëm dhe tashmë, çdo mosbarazim i mëparshëm, në këtë fushë do të quhet thjesht një variant i teoremës “Zaimi-Marku”, që do të studiohet nga studentët e matematikës në të gjithë botën. Shkeputur nga Gazeta Metropol

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Shkenca & Mesimi •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Matematika-
Kërce tek: