Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E vjedhin në rrugë, vdes nga stresi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: E vjedhin në rrugë, vdes nga stresi    Thu Mar 24, 2011 12:53 am


Një 75-vjeçare italiane ndërroi jetë në qytetin e Raguzës, disa orë pasi një i ri i vodhi një varëse të artë që mbante në qafë. Eksperiza tregoi se ajo kishte vdekur si rrjedhojë e stresit.
Sipas lajmit të botuar në “La Reppublicca”, e moshuara ishte ende nën shok, kur shkoi të denonconte ngjarjen në polici. Disa orë më pas, në shtëpinë e saj, gruaja pësoi një ndalim zemre dhe ndërroi jetë.

Pas kryerjes së autopsisë, mjekët arritën në përfundimin se ajo nuk kishte asnjë problem kardiovaskular. Vdekja ndodhi vetëm sepse ajo vazhdoi të ishte nën efekt shoku dhe u stresua deri në një pikë fatale nga ngjarja.

I arrestuar disa orë më vonë, grabitësi tani përballet me akuzën e vrasjes, përveç asaj të vjedhjes.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
E vjedhin në rrugë, vdes nga stresi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Biseda dhe Diskutime •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuriozitete-
Kërce tek: