Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Receta mix

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Receta mix    Wed Mar 23, 2011 11:52 pm

First topic message reminder :

Mish role

(Koha e pergatitjes : 30 minuta)


Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe



Pergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.


Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st

AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:33 am

Patëllxhanë të mbështjellë (eggplant rollatini)
Për 6 persona

3-4 patëllxhanë* të mëdhenj
½ kg mish i grirë viçi
1 qepë me madhësi mesatare e grirë
3 lugë gjelle margarinë
2-3 domate të prera hollë
2 lugë majdanoz të prerë hollë
2 lugë gjelle arne (fara nga boça e pishës)
3 lugë gjelle rrush të thatë të bardhë
2-3 lugë gjelle djathë (parmesan), kripë dhe piper

Përgatitja

1 - Prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata dhe i vendosni për rreth një orë në ujë me kripë, për të larguar shijen e hidhur që kanë. I shpëlani, i shtrydhni lehtë dhe i skuqni. Pas skuqjes i lini të kullojnë.
2 - Hidhni mishin e grirë, qepen e grirë dhe margarinën në një tenxhere. Shtoni domatet, majdanozin, pak ujë (nëse është e nevojshme), kripën dhe piperin dhe e lini kimën të ziejë disi. Pak përpara se ta hiqni nga zjarri, shtoni arnenë (farat nga boça e pishës) dhe rrushin e thatë.
3 - Vendosni pak nga masa e kimës në çdo fetë patëllxhani dhe i mbështillni rolo.
4 - I vini në një tepsi lyer më parë me gjalpë, i mbuloni me djathin e grirë dhe i lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius, për rreth 45 minuta.
Mund t'i servoni të nxehta të shoqëruara me salcë domatesh.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:33 am

Ramstek i marinuar



Përbërësit:

* 1 ramstek viçi ose mështjerre,
* 6 lugë vaj,
* 1 lugë mustardë,
* lëng limoni,
* kripë, piper i zi dhe i gjelbër kokërr i shtypur, fletë dafine, rigon.

Përgatitja:

Mishi i pastruar nga zhapat, kriposet, i hidhet vegetë, piper, mustardë, vaj dhe fërkohet mirë, në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët. Lidhet me spango kuzhine dhe pas 2-3 orë, ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët. Futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C, i vendosur në tel shporeti në shkallën e mesme të furrës. Në shkallën e ulët të furrës vendoset një tepsi me pak ujë. Piqet 25 min. nëse dëshirohet të jetë në brendi i butë dhe të mbetet mishi i kuq, në të kundërtën, piqet 40 min. Pasi të largohet nga furra, mbështillet me alufolie edhe 15 min, pastaj largohen penjtë, pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera. Ramsteku mund të piqet edhe në çast posa të kriposet, pa e lidhë fare. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes, i shtohet 1 lugë miell i tretur me ujë ose verë të bardhë dhe pasi të marrë valë, kullohet, derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish.

Variant salce për ramstek: Pjesët e prera të mishit nga ramsteku, skuqen në vaj. Shtohen 3 karota të prera në rrathë, selino e prerë në kubik, 2 purrinjë, 4 domate të prera në copa të vogla, ose 300 gr. lëng domatesh, hudhër, kokrra piperi të shtypura, rozmarinë dhe 1 fletë dafine. Të gjitha këto ziejnë 40 min në zjarr të ulët. Perimet kalohen në sitë. Kullohet salca, vlon edhe pak gjersa të trashet, kriposet sipas shijes dhe shërbehet me ramstek të pjekur, mish të skuqur ose të zier.



_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:34 am

Qofte me kos


Përbërësit:

* 200 gr mish i grire
* 2 gota ujë
* 1 vezë
* 1/2 tufë majdanoz
* kripë, piper
* miell
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1 kg kos (mundësisht delesh)
* vaj për fërgim.

Përgatitja:

Ujit të ftohtë i shtohen mishi i grire, veza e rahur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.
Shërbehen të ftohura.



_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:35 am

Bërxolla viçi në qepë



Përbërësit:

* 4 bërxolla nga 150 gr
* 2 lugë gjalpë
* 4 qepë të mëdha
* 1/2 lugë vegetë
* 2-3 fletë dafine
* 5 kokrra piper i shtypur
* ½ gotë verë e bardhë ½ gotë ujë,ose vetëm ujë me ½ lugë uthull
* 1 lugë niseshte
* krip, piper

Përgatitja:

Mishi kriposet, piperoset dhe skuqet në yndyrë të nxehtë nga të dy anët. Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e grira, gjersa të marrin ngjyrë të verdhë.

Kthehet mishi në enë me qepë, hidhet uji ose vera, vegeta, dafina dhe piperi. Mbulohet ena dhe në zjarr të ulët zihet mishi 1 orë. Në rast nevoje shtohet nga pak ujë.

Niseshtja zbërthehet në ½ gotë ujë të ftohtë, i shtohet mishit dhe, posa të marrë valë, largohet ena nga zjarri.

Bërxollat shërbehen me pure patatesh dhe sallatë.



_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:35 am



Spinaq me vezë


Perberesit:

1 kg spinaq i fresket,

1 qepe,

5 veze, yndyre

kripe, (ose djathe sipas deshires)

Pergatitja:

Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te kemi vene yndyren te zjarr, hedhit qepen e grire imet dhe e leme derisa te zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe ose djathe, dhe skuqet 20 minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa hapet neper tere tepsine, i hedhim vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:35 am



Paçe Koke:

Për 4 persona duhen:
-Lëng koke 1 litër,
-gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje,
-miell 1 luge kafeje,
-spec djegës 1/2 luge kafeje,
-kripë,
-piper,
-uthull 2-3 lugë,
-hudhra 4-5 thelpinj,
-1 qepë,
-karrota 2-3 copë,
-selino,
-majdanoz

Përgatitja:
Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe per disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi.
Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:35 am

Tave Kosi



Tave e kosi:

Per 4 - 5 veta nevojiten

- 3-4 thelpinj hurdhe te prera holle shume,
- miell misri 6 -7 luge gjelle
- mish qengji ose mish delje (500 gr)
- kos 500 gr
- kripe
- 2 kokrra qepe te grira holle
- vaj ulliri 2-3 luge gjelle


Metoda e gatimit.

Merret qepa edhe hidhet ne nje ene te thelle ku ke hedh si fillim vajin e ullirit afersisht 4 luge gjelle
Merret mishi edhe behet ne copa tani copen ti zgjidhe vete sa te madhe do ta besh, por mire eshte mos ti bejme shume te medha ,,, se nuk duken shume, e kom fjalen kur i bene te vogla duket sikur ka shume mish... edhe i hedhim ne ene. Keshtu i skuqim pak edhe sa mishit ti vije icike ere e mire, u hedhim edhe icike kripe. Hidhi siper uje edhe veje per te zjere pak edhe provoje ti kur mishi te hahet e jo te jete si llastik,,, Mishi i qingjit zjen shpejt keshtu qe provoje ere pas here. Merr nje ene te madhe edhe hidh afersisht 1/2 kg kos( 1 kg mish) hidh vaj ullini 3 luge gjelle edhe hudh edhe hurdhat e grira hollshem ,, po qe se je qejflije hidhi edhe ca erza se nuk i ben keq ...perzieji bashke,, Pastaj hidhi icike miell misri edhe perzieji bashke,,,,aq shume perzieji sa ti besh telef fare ti bosh..( e kom llafin perzieji 2 min) Mishin e ziere e merr e heq nga uji edhe e hedh ne nje tave pjekje te cilen e ke lyer pak me voj ullini nga te gjitha anet,, edhe veje mishin aty pasi e ke hequr nga lengu i vet... Merr sa te them une ty i garuzhde long mishi edhe hudhja siper perzierjes se kosit edhe ,, edhe ashtu si oshte hudhja siper mishit... Merre taven edhe fute ne furre afersisht 220 grade ,,,edhe piqe per afersisht 20-30 min, por mire eshte me e pare here pas here ,, se e poqe pastaj ... Pastaj merre taven edhe ndaje neper pjata ,,, edhe merr stilolapsin edhe disa flete te bardha edhe pergatit faturen per secilin nga mysafiret edhe ,,, griji nga paret... e kam fjalen merru parate per taven e kosit...

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:36 am

Dollma me lakër

Për 4 - 5 persona duhen:

-Lakër 1kg,
-mish i grirë 200 gram,
-qepë 2 kokrra, -
-oriz 2 filxhanë kafeje,
-kripë,
-piper.

Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani, vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe kripë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me kimë të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për 30 minuta.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:36 am

Fërgesë Tirane:

Për 4 persona duhen:
-Speca 8-10 copë mesatare,
-domate 4-5 kokrra mesatare,
-yndyrë për skuqje,
-2 filxhanë kafeje,
-miell 1 lugë gjelle,
-vezë 2 kokrra,
-hudhra 4-5 thelpinj,
-gjizë 4-5 lugë gjelle,
-spec djegës sipas dëshirës

Përgatitja:
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:37 am

Byrek me spinaq:

Për 4 - 5 persona duhen:
-Miell 3 gota uji,
-uje 300 gram,
-spinaq 1 kg,
-vezë 1 kokërr,
-djathë 100 gram,
-vaj 1/2 filxhan caji,
-kripë,
-piper

Përgatitja:
Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:37 am

Tavë Elbasani

Për 4 - 5 persona duhen:

-Mish 500 gr.
-gjalpë 2 lugë gjelle,
-vezë 2 kokrra,
-kos 3 gota uji,
-miell 2 lugë gjelle,
-oriz 1 lugë gjelle,
-kripë.

Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:37 am

Musaka me patate

Për 4 - 5 persona duhen:

-Patate 1 kg,
-qepë 5-6 kokrra mesatare,
-yndyrë 3-4 filxhane kafeje,
-domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce,
-kripë,
-piper,
-gjethe dafine

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:38 am

TORTELINI ME SALCE TE SHEFIT

Përshkrimi
Makarona shume te shijshme

Përbërësit
•tortelini 500 gr
•mish i grire 200 gr
•domate 1 kokerr
•kripe , piper
•pana 1 kuti
•2 luge pesto genovese lloj salce me borzilok
Udhëzime per pregaditje
Skuqim mishin ne pak vaj ulliri.
Hedhim domaten e grire ne kubik.
hedhim kripe e piper dhe i gatuajme per 15 min.
hedhim panen.peston dhe i leme ne zjarr sa te lidhen.shtojme tortelinit e ziera me pare dhe i leme ne zjarr per disa min sa te marin shije.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:38 am

RISOTO ME SPECK DHE SPINAQ

Përshkrimi
kjo eshteb nje recete gatimi italiane

Përbërësit
•2300 gr speck
•tre duar spinaq
•oriz arborio
•grana padano e grire
Udhëzime per pregaditje
Ne fillim skuqim specin dhe i hedhim me pas spinaqin eleme te thahet pak dhe i hedhim orizin. fillojme ti hedhim ujin e grohte pak nga pak deri orizi te zjeje dhe te behet nje mase kremoze ne fund i hedhim nga siper djath kackavall

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Receta mix    Today at 6:56 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Receta mix
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Kuzhina Shqiptare-
Kërce tek: