Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Receta mix

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Receta mix    Wed Mar 23, 2011 11:52 pm

Mish role

(Koha e pergatitjes : 30 minuta)


Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe



Pergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.


Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Wed Mar 23, 2011 11:52 pm

Pasta derri kanadeze
(Mundet te perdorish dhe mish vici)


Ingredientet : per 4 persona
- 750 gr mish te grire derri (mundet dhe mish vici)*
- 500 gr miell
- 175 gr qepe
- 125 gr yndyre bimore
- 0.5 l qumesht
- kripe, kokrra piperi

Pergatitja:


Qeroni qepet dhe prejini me nje thike. Ne nje tas perzieni mishin, qepet, kripen e piperin me njera tjetren.

Hidheni miellin ne nje tas tjeter, shtojini ca kripe dhe me pas hidhini qumeshtin dhe perzieni. Shtojini dhe yndyren bimore ne te. Perziejini mire per tre minuta derisa te behet brum i mire. Me pas do beni kater peta si pite me nje trashesi 4-5 mm.


Petat duhet te jene me nje diameter 20 cm. Dhe pasi ti keni dhene formen e rrumbullaket, do hidhni pjesen e perziere te mishit ne qender te petave duke lene hapesire anash. Paloseni me dysh peten pasi ta keni qullosur me uje pjesen anash ne menyre qe faqet e petes te ngjiten mire. Shtypeni me gishtin tregues gjithe pjesen ku eshte e bashkuar qe te mbyllet mire.


Nese keni ndonje rreth formedhenes, mund ta kaloni mbi pjesen e ngjitur per ti dhene nje forme te bukur pjeses se ngjitur te petes. Me majen e thikes beni dy - tre shpime siper petes. Vendosini petat ne nje tave te vajisur lehte dhe me miell siper qe te mos ngjiten petat gjate pjekjes dhe vereni taven ne furre per 60 minuta ne nje nxehtesi 180Ã?â??°C. Lini nje hapesire te mjaftueshme midis cdo pete. Nxirrini nga furra kur te jene bere me ngjyre floriri, dhe servirini te ngrohta.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Wed Mar 23, 2011 11:52 pm

Byrek me spinaq

Per 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji,
uje 300 gram,
spinaq 1 kg,
veze 1 kokerr,
djathe 100 gram,
vaj 1/2 filxhan caji,
kripe, piper .




Ne tavoline ose tepsi hidhet miell, ne mes hapet grope ku hidhet uje me pak kripe. Per 1 kg miell merret 550-600 gram uje, megjthese kjo varet nga lageshtia e miellit. Duke e perzier nga mesi, zihet nje brume i forte i cili punohet per 10 minuta, ndahet ne kulece, mbulohet me picete te lagur dhe lihen per 20-30 minuta qe te fitoje elasticitet. Nga cdo kulac behen pete te vogla, secila prej tyre sperkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 cope mbi njera tjetren, pastaj hapen petet e zakonshme. Spinaqi per mbushje pastrohet, lahet dhe pervelohet per 2-3 minuta ne uje te vluar e kripe, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe perzihet me djathe te thermuar e veze, shtohet kripe, piper dhe shtrohet ne pete. Ne tepsi te lyer me yndyre shtrohet gjysma tjeter e peteve, duke i sperkatur secilen me yndyre, mbi to shtohet mbushja e pergatitur dhe mbulohet me pjesen tjeter te peteve te sperkatura me yndyre. Anet mbeshtillen nga brenda. Byreku sperkatet me yndyre dhe piqet.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:24 am

Pule me arra

Per 4-5 persona duhen:


Pule 500-600 g.
gjalpe 50g.
arra 2 filxhane kafeje,
hudhra 1 kokerr,
uthull 2 luge gjelle,
miell 1 luge gjelle,
kripe, piper.


Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet uje i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe,piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te behet gati.
Ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e perzier mire qe te mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje per 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe perzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet ne vend te ngrohte, por pa marre vale.
Gjate servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e pergatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniture.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:24 am

Pace Koke


Per 4 vete

Duhen:

- 1 koke
- gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje
- miell 1 luge kafeje
- spec djeges 1/2 luge kafeje
- kripe, piper
- uthull 2-3 luge
- hudhra 4-5 thelpinj
- 1 qepe
- karrota 2-3 cope
- selino, majdanoz

Gatimi:

Pasi pastrohet, koka vendoset ne tenxhere, mbulohet me uje te ftohte dhe vihet ne zjarr. Kur te kete marre vale i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe karrota, selino, kripe, piper, dafine majdanoz.

Lihen derisa te jene zier mire d.m.th. kur mishi te ndahet lehte nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kockat dhe pritet ne copa te vogla kubike. Ne nje tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marre nga zierja e kokes. Kur lengu te kete marre vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripe dhe piper i zi.Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura me uthull.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:25 am

Sallate me mishe pule

Perberja: per 6 persona
- gjioks pule 50gr
- arra 50gr
- val ulliri
- sallate 100gr
- kripe dhe piper
- karrota
- kastravec

Përgatitja: Zini gjoksin e pules me uie aromantizuar me zarzavate.
Lani sallaten, stoni karrotat te prere te vogla, kastravez.
Mbasi eshte zier gjoksi i pules e prismi ate ne copa te medha dhe e sistemoni mbi sallaten, nderko grini ne nje mix arrat, shtoni leng limoni, vaj, krip dhe piper. Mbasi e keni grire mire hidheni ate mbi sallaten dhe e sherbeni.

Buke te thekur me domate

Perberja per 4 persona

- vaj ulliri 30 gr
- domate nja??° 3-4
- Mardanos 10gr
- Rigon
- hUdhra
- Buke te thekur te holla ?

Përgatitja: Pritni feta te holla buke.
Prismi domatet kube te vogla, grini nje thelb udhre, 10g mardanos.
Bashkoni domatet me udhrat dhe mardanosin, shtoni pak rigon, krip dhe piper, perziheni mire dhe liheni ate ne frigorifer per nje ore.
Merrni buket e thekura dhe vini mbi te nje luge me domate qe keni pregatitur.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:25 am

Tarator
Per 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet ose te renuar. 5 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shume holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

Pergatitja :

Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
Serviret gjithmone e ftohte

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:26 am

Antipaste patellxhanash

Lerini ne furre 4 patellxhana te plota deri sa te filloje te cahet lekura. qerojini dhe kalojini ne perzieres, pasi ti keni hequr farat. lerini te ftohen pastaj shtojini duke trazuar ngadale kos deri sa te behet nje krem i trashe (do te duhen rreth 700 grame). rregullojini sipas deshires me vaj ulliri, kripe piper dhe leng limoni, gjethe menteje te fresketa si dhe nje qepe te grire imet. lereni te pushoje ne nje vend te fresket per disa ore para se ta konsumoni dhe sherbejeni me kontorno perimesh te fresketa.
(patellxhani eshte rifreskues qetesues dhe stimulon funksionin e veshkave)

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:26 am

Oshmare Korce

Ne nje ene me gjalpe, djathi skuqet pak, hidhet qumesht dhe pasi merr vale i hidhet miell misri, perzihet me shpejtesi qe te mos krijohen kokerriza dhe piqet derisa te shkeputet nga anet e enes dhe te dale yndyra.
Vendoset ne pjate luge-luge dhe sherbehet e ngrohte

Per 4-5 persona duhen:


Miell misri 3 filxhane caji, qumesht 4-5 filxhane caji, djathe 2 filxhane kafeje, gjalpe 2-3 luge gjelle, kripe.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:27 am

Tave peshku me hurdha

Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa, i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe skuqet ne tigan me yndyre te nxehte, por duhet patur kujdes te mos kuqet shume (sa te marri ngjyre). Hiqet dhe vihet ne nje pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan hidhen hudhra te grira trashe shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh. Te gjitha keto perzihen me njera tjteren shuhen me uthull pastaj shtohet pak uje, kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet ne tave dhe vihen siper copat e peshkut te skuqura lehte si me siper dhe piqet ne furre 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grire holle ne procesin e fundit te pjekjes .

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:27 am

Karkaleca me ereza dhe hudher

Perberesit 350g karkaleca te qeruar, 2 luge gjelle, majdanoz i grire, 4 luge çaji, leng limoni, 2 luge gjelle, vaj ulliri, 65g gjalp, 2 thelpinj hudher, (te grire), kripe dhe piper.Perberja 1. Hidhni karkalecat ne një edhe te ceket, jo metalike se bashku me majdanozin, lengun e limonit piperin dhe kripen. Lerini karkalecat te marinohen për te paktën 30 minuta. 2. Vini te ngrohen vajin, gjalpin dhe hudhren ne një tigan te vogël dhe i perzjeni derisa te shkrije gjalpi. 3. Hiqini karkalecat nga ena ku janë marinuar dhe hidhini ne tiganin ku ndodhet hudhra me gjalp. Perzjejini mirë për pak minuta dhe me pas vendosini karkalecat ne shkopa gatimi si ne figure. 4. Vendosini shishqebabet ne zgare me qymyr për 5-10 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, derisa karkalecat te skuqen. Gjatë gatimit sperkatini karkalecat me pjesen e mbetur te hudhres me gjalp. 5. Vendosini shishqebabet me karkaleca nëpër pjata, dhe sherbejini te ngrohta.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:27 am

Karkaleca me ereza dhe hudher

Perberesit 350g karkaleca te qeruar, 2 luge gjelle, majdanoz i grire, 4 luge çaji, leng limoni, 2 luge gjelle, vaj ulliri, 65g gjalp, 2 thelpinj hudher, (te grire), kripe dhe piper.Perberja 1. Hidhni karkalecat ne një edhe te ceket, jo metalike se bashku me majdanozin, lengun e limonit piperin dhe kripen. Lerini karkalecat te marinohen për te paktën 30 minuta. 2. Vini te ngrohen vajin, gjalpin dhe hudhren ne një tigan te vogël dhe i perzjeni derisa te shkrije gjalpi. 3. Hiqini karkalecat nga ena ku janë marinuar dhe hidhini ne tiganin ku ndodhet hudhra me gjalp. Perzjejini mirë për pak minuta dhe me pas vendosini karkalecat ne shkopa gatimi si ne figure. 4. Vendosini shishqebabet ne zgare me qymyr për 5-10 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, derisa karkalecat te skuqen. Gjatë gatimit sperkatini karkalecat me pjesen e mbetur te hudhres me gjalp. 5. Vendosini shishqebabet me karkaleca nëpër pjata, dhe sherbejini te ngrohta.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:27 am

Mish qingji me xhenxhefil

Përbërësit:

Një kofshë qingji
15 gram
60gr shqeme

Disa gjethe mente

1 lugë vaj ulliri
Kripë dhe piper

Lëng limoni



Përgatitja:

Në një tigan të ngrohur më parë vendosim shqemet dhe i përziejmë ngadalë. Presim mishin në copa dhe i skuqim me pak vaj ulliri. Shtojmë kripë dhe piper dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë ne tigan pak ujë dhe xhenxhefilin dhe i lëmë të ziejnë derisa të fomohet një lëng homogjen. Pastaj shtojmë copat e mishit, i lëmë edhe pak në zjarr dhe i hedhim edhe pak lëng limoni. E zbukurojmë me gjethe mentesh.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:28 am

Thëllëzë me ullinj të zinj e pjekur në shkopa
përbërësit:

400 g mish thëllëze
2 qepë
100g ullinj të zinj
50g gjalp
1 lugë vaj ulliri



Përgatitja:

Në një tigan skuqim qepën me pak vaj ulliri dhe më pas shtojmë ullinjtë dhe gjalpin. Më pas shtojmë copat e mishit të thëllëzës të vendosura në disa shkopinj të hollë. I lëmë të skuqen për rreth 6 minuta dhe i shërbejmë me patate të gatuara në avull.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:28 am

Manti Kosove
Për 4-5 persona duhen:

1 kg miell,
2 gota ujë te vakët,
2 lugë vaj
600 gr mish I grirë,
3 qepë,
kripë, vaj, piper i zi


Përgatitja:
Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:29 am

Perime te skuqura
Për 4-5 persona duhen:
Perime te skuqura ne zjarre te forte me salce te sajuar ne dy lloj menyrash
1.
nje perzierje mjalti ose kikirika te shtypur(nje luge),
vaj soja(dy luge),
piper,
nje luge curry,
1/2 gote uji.
2.
- si me siper vetem shijen e embel e zevendeson me nje luge kafeje sheqer dhe hedh gjithashtu qumesht arash kokosi.


Përgatitja:
Salcen ia hedh perimeve te skuqura ne zjarr te forte(ju shume qe ti djegesh por sa te zbuten pak).Perpara se te skuqesh perimet keshilla ime eshte te skuqesh ne tigan me zjarr te bute 2 cm "gingimbre", me siguri i gjen aty ku je ti por mbase emri qe kam dhene une nuk eshte i njejti.
Ul zjarrin(tani mund ta ruash te mesem)dhe i le te ziejne perimet keshtu per aq kohe sa uji nuk ka avulluar.
Sherbehet me oriz(nga ai koker-gjati) ose mund te sherbeje si mbushje per "Tacos"(tipe pitesh mexicane) qe duhet ti gjesh gjithashtu pa problem.
E gjithe te merr jo me shume se 30 min kohe dhe resultati le vete per te folur.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:29 am

Qofte me Verdure
Për 4-5 persona duhen:
Per qoftet duhen:
1.300 gr spinaq
2.2 kokrra veze
3.2 karrota
4.Nji kome Sedano(selinoje)
5.100 gr parmiggiano reggiano
6.2 kokrra patate
7.miell - 50 gr
8.Nje qepe e njome
Vaj dhe tenxhere,tasa,tigana


Përgatitja:
Merret spinaqi dhe lahet e grihet holle bashke me qepen e grire me rende dhe hidhet me pak vaj ne tenxhere per t'u zjere duke shtu edhe gjys gote uje.Nderkohe morrim patatet dhe karotat,i qerojme dhe zjejme me tenxhere gllu-gllu fort e fort me gjith komen e selinos.
Masnjen qisim spinaqin dhe e kullojme mire e mire.E grijme serish masen e zjere dhe te ftohur pakez duke shtuar patatet e shtypura dhe karotat e grira ose te shtypura.Mases i shtojme 2 kokrra veze dhe i punojme me dore duke shtu ka icik ka icik djathin e grire(jo djath te bardhe se s'bohen).Shtojme ereza sipas deshires:Rigon,piper,erba cipolina,rozmarine,hudher,etj.Nese masa eshte shume e thate shtohet icik voj ullini.
Ne fund i bojme ne forma te rrumullakta ose pete dhe pasi i lyj me miell i skuqim ne shume vaj(luledielli) dhe shume te nxehte
Jane shume te mira dhe mund te haen ne dreke sot pershembull bashke me nje sallate me ruccola,domate te vogla(pomodorini) dhe mozzarella

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:30 am

Dollma me lakër
Për 4-5 persona duhen:

Lakër 1kg,
mish i grirë 200 gram,
qepë 2 kokrra,
oriz 2 filxhanë kafeje,
kripë, piper.


Përgatitja:
Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani, vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe kripë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me kimë të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për 30 minuta.
Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaurdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, kripë dhe piper.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:31 am

Çomlek me qepë
Për 4-5 persona duhen:

-Qepë 1 kg,
-vaj 2 filxhanë kafeje,
-salcë 1 luge gjelle,
-verë një filxhan kafeje,
-hudhër një kokërr,
-kripë,
-piper,
-2 fletë dafine


Përgatitja:
Qepujkat (qepët sa një kokërr arre) qërohen dhe të paprera skuqen në tigan me yndyrë e hidhen në tenxhere. Në tigan hidhet një kokërr qepë e grirë hollë, kaurdiset pak, shtohet salcë dhe pasi kaurdisen së bashku shuhen me verë të kuqe ose të bardhë, shtohet kripë, piper, ujë dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirë dhe lihet në zjarr te javashëm për 20-30 minuta.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:31 am

Mish role
Për 4-5 persona duhen:
Ingredientet : Per kater persona
- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe


Përgatitja:
Pergatitja: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute. Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.
Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:31 am

Oshmare Korçe
Për 4-5 persona duhen:

-Miell misri 3 filxhanë çaji,
-qumësht 4-5 filxhanë caji,
-djathë 2 filxhanë kafeje,
-gjalpë 2-3 lugë gjelle,
-kripë.


Përgatitja:
Në një enë me gjalpë, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr valë i hidhet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokërriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra.
Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:32 am

Qofte të fërguara
Për 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan çaji, qepë 2 kokrra, bukë 75 g. (2 feta), vezë 1 kokërr, kripë, piper, majdanoz, miell 2 lugë gjelle, vaj 4-5 lugë, perime sipas dëshirës.


Përgatitja:
Qoftet përgatiten zakonisht me mish lope të përzier me mish derri; në këtë rast ato dalin më të buta dhe më të shijshme Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë. Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:32 am

Petulla me kos
Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokërr, kripë,sodë 1/2lugë kafeje, vaj 2 filxhane kafeje


Përgatitja:
Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër. Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:32 am

Filetë trofte
Për 4-5 persona duhen:
Përbërja për 4 persona:
- troftë (2 fileta për person)
- miell 50g
- vezë në 3-4
- vaj lule dielli 50g (është më mirë për shëndetin vaj kikiriku)
- gjalpë 30g
- rozmarinë 10g


Përgatitja:
Për pastrimin e peshkut dhe për të përgatitur në fileta:
1. Prisni krahët e peshkut nga dy anët.
2. Eleminoni luspat e peshkut duke filluar nga bishti deri te koka
3. Në brendësi të peshkut eliminoni veshët pa shkëputur kokën
4. Me bishtin e lugës pastroni gjakun e mpiksur
5. Zhvishni peshkun duke ndjekur ketë procedurë: në fillim (nga koka), merrni me kujdes lëkurën dhe tërhiqeni deri te bishti
6. Kaloni majën e thikës midis mishit dhe halave
Duke ndjekur këtë procedurë do të kemi peshkun në fileta gati për përgatiten e tij. Në një enë rrihni vezët, ndërkohë vini në zjarr një tigan me vaj dhe pak gjalpë, shtoni më tej edhe ca degë rozmarine (nëse nuk disponi rozmarinën nuk është e rëndësishme).
Lyeni filetat e peshkut me vezët e rrahura, pastaj lyeni me miell dhe shkundini, kështu eliminojmë miellin e tepërt. Pasi vaji të nxehet vendosni filetat dhe skuqini nga dy anët.
Vëjeni peshkun në pjatë me dekorim limoni, rozmarinë ose fleta majdanozi. Peshku mund të shoqërohet me patate natyrale të ziera, dhe përcilleni me verë të bardhë.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Re: Receta mix    Thu Mar 24, 2011 12:33 am

Kabuni me rrush të thatë
Për 4-5 persona duhen:

-Oriz 1 gotë uji,
-lëng mishi 2 gota uji,
-rrush i thatë 1 filxhan kafeje,
-sheqer 1 filxhan caji,
-gjalp 3-4 lugë gjelle


Përgatitja:
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte.
Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Receta mix    Today at 6:56 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Receta mix
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Kuzhina Shqiptare-
Kërce tek: