Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Levrek i mbushur në kripë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Levrek i mbushur në kripë    Wed Mar 23, 2011 11:51 pm



Për 4 persona

*1 peshk levrek prej rreth 800 gr
* 2 kg kripë e trashë
* 3 vezë
* majdanoz
* 1 kokë qepë
* 1 gogozhare
* 1 lugë kafeje shafran
* 150 gr oriz i zier
* vaj, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e grirë. Gogozharen e presim në kube dhe e shtojmë në tigan. Kripën e trashë e vëmë në enë të thellë. I thyejmë vezët dhe të bardhat i hedhim në enën me kripë, ndërsa të verdhat në një enë anash. E përziejmë kripën dhe të bardhat e vezës me lugë. Vazhdojmë t'i rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa.

Tiganin me qepën dhe specat e skuqura e heqim nga zjarri. Në tigan e shtojmë majdanozin e grirë, orizin, shafranin, të verdhat e vezës dhe grijmë piper të zi. Me këtë masë e mbushim levrekun e pastruar.

Në enën e qelqit rezistues ndaj zjarrit vëmë nga masa me kripë dhe të bardhat e vezës. Sipër masës e vëmë levrekun e mbushur. Tërë levrekun e mbulojmë me kripën me të bardhën e vezës. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 45 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Pasi piqet peshku, ia heqim kripën e trashë. Në dy skajet e pjatës për servirje zbukurojmë me gjethe sallate jeshile. Levrekut ia heqim lëkurën dhe e vëmë në pjatën për servirje. Rrathë limoni vëmë mbi levrekun. Nga njëra anë e pjatës vëmë perime të përziera të kaurdisura. Në dy anët e perimeve të përziera vëmë mashurka të ziera. Sipër levrekut hedhim vaj ulliri. Zbukurojmë me degë majdanozi.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Levrek i mbushur në kripë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Kuzhina Shqiptare-
Kërce tek: