Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë  Empty
MesazhTitulli: Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë    Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë  Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 1:24 am

Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë  2co6hdt
Nevojiten (për 24 copë):

* 400 a margarinë
* 400 g çokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.

Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.

Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.

Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur.

Shërbehet e prerë në kube.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ëmbëlsirë festive
» Embelsire Egjiptiane
» Cheesecake me Çokollatë
» Sufle me çokollatë
» Tortë çokollate

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Embelsirat-
Kërce tek: