Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sorbet nga pemët e buta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer


Numri i postimeve : 322

MesazhTitulli: Sorbet nga pemët e buta    Tue Mar 22, 2011 1:23 am

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit për desertin më freskues verorë:

* 350 gr mjedra,
* 250 gr rrush serezi,
* 200 gr sheqer,
* 150 ml ujë,
* 1 e bardhë e vesë,
* lëngu i një limete ose limoni,
* 1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koketej “granite”).

Përgatitja:

Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje.

Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë.

Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.

Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë).

Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://bukuroshatbukuroshet.123.st
 
Sorbet nga pemët e buta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj :: Embelsirat-
Kërce tek: