Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Receta Gatimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:09 am

Tave kosi...


Atëherë Për 4 vete ;
MIsh QIngji Ose keci me mirë qingji 500 gr
kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;vezë 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...

Pergatitja :

Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne një tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet për 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.ndërkohë ne një tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mirë shtohen vezet një nga një dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo masë vihet ne tave ,përzihet mirë qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet sërish ne furre për rreth 15 min...


Burani


Për 4 vete

Duhen:

- spinaq 1kg
- oriz 1 filxhan kafeje
- vaj 4-5 luge gjelle
- qepe 1 kokerr
- salce 1 luge gjelle
- kripe, piper, koper

Gatimi:

Spinaqi pastrohet, dhe pervelohet ne ujë te vluar me kripe për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa te jetë gjysëm i gatshëm. Hidhet spinaqi i perveluar. Skuqet qepa derisa te marrë ngjyrë ari, i shtohet salce domatesh dhe piper skuqet edhe pak dhe hidhet ne spinaqin me oriz. Zihen të gjitha se bashku për 10 minuta (derisa orizi te jetë gati). Ne fund mund ti hidhet koper ose nenexhik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:10 am

Musaka me patate

Për 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Për salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumësht 1 gote caji
- vezë 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar një luge gjelle

Gatimi:

Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë ne formë gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne mënyrë qe të mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet një shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, përsëri një shtrese tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjetër e qepes. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Ne një edhe kaverdiset miell më pak gjalpe, shuhet me gjumesht, përzihet mirë derisa te marrë vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre për tu pjekur për 30 minuta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:10 am

4-5 gota qumesht

3 luge miell

3 luge niseshte

3 veze (qesh godiva plas )

sheqer sipas deshires une i fus 1 gote

dhe pak uje nje filxhan kafje


e valojme qumshtin ndersa vezet sheqerin miellin dhe niseshten dhe ujin e perziejme bashk sa te shkrihet sheqeri dhe duke e perzier mire e hedhim te qumshti qe ka valuar dhe ne zjarr te ulet e leme deri sa te bie vale dhe te treshet si mase pastaj e hedhim ne tasa apo pjata sipas deshires mund ti hedhesh biskota arra lajthi ca te kesh qef menjefjale ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:11 am

Speca te mbushura


6 speca jeshil ose te kuqe me formen e fryre jo ate te gjate ne menyre qe te mbushen me lehte
Mish te grire 500gr
2 kokrra qepe
nje domate te pjekur mire
1 gote oriz
krype & piper sipas preferences

Skuq qepen i here ne nje ftere. Atehere i bashkon me mishin e grire bashke i skuq pak dhe hedh nje domate te grire....i skuq pak bashke. I shton krypen, piperin, majdanozin. Atehere i fut orizin me pak uje ku i len me zi pak bashke. Pastas i mbush specat i lyn me pak vaj siper qe mos me u djege.I hedh nje gote uje ne tepsi. Dhe normalisht furren nuk e len ne temperature te larte pasi specat mund te skuqen shume.


Receta Gatimi  Stuffed%20peppers2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:11 am

Patllexhane me gjize

Patellxhana 4
Veze 4
Gjize ose Ricotta italiane te pakten 100gr
miell 3 luge gjelle
Majdanoz te fresket te grire 2-3 luge gjelle


Merr 4 patellxhana te holle dhe te gjate, dhe ndaji ne 4 cope, pra njehere i ndan ne gjysme, pastaj dhe nje here tjeter ne mes qe te mos te dalin shume te gjata.Pastaj veji te ziejn vetem me uje nja 15 min sa te duket me sy qe jane zier.
Mbasi jane zier mire, e hedh ujin, dhe pastaj heq pjesen e brendshme te patellxhaneve por mos e hudh se do na duhet per pergatitjen .

Merr 4 kokrra veze dhe rrifi te gjitha bashke, pasta bashkoji me te brendshmet e patellxhaneve(te prera ne imet). Perzie mire sa te behet nje material, dhe pastaj hidh gjizen ose ricoten (kur perdor ricote hidhi dhe pak krype se ricota eshte e embel) pastaj hudhi dhe miellin dhe perzie akoma, dhe pastaj ne fund i hedh mardanozin e pastruar dhe te prere me copa te vogla.

Me ne fund merr patellxhanet e boshatisur dhe i mbush me kete gjizen qe pergatitem me siper.

Nderkohe qe mbush patellxhanet ve vajin (te pakten nje gisht vaj duhet ne ftere) te ngrohet ne zjarr.

Dhe se fundi kur ngrohet vaji ven patellxhanet qe te fergohen. Ki kujdes qe te vesh me ferguar nga ana e patellxhanit dhe jo nga ana e gjizes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:12 am

Receta Gatimi  2yovdjc
Buke per 4 persona duhet:

4 gota miell (mund te perdorni dhe miell thekre apo ndonje miell dietik)
1 filxhan kafe vaj ulliri
2 luge kafeje sheqer
2 luge kafeje kripe
1 luge gjelle maja
1 + 1/2 gote uje
1 Receta Gatimi  Grusht rigon


Perzijini tere elementet e mesiperme mire per te krijuar brumin e bukes.Me tej vijeni ate ne nje tas dhe pasi ti vini nje pecete pakez te lagur siper lijeni brumin te vije per rreth 30 minuta.Me pas merreni dhe punojeni dhe nje here.Pastaj jepini formen qe deshironi dhe vijeni ate ne tepsine qe e keni lyer me pare me pakez margarine ne furren e ngrohur pakez me perpara dhe lijeni deri sa te piqet nen temperaturen 180 gr C.
Servireni te nxehte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:12 am

Filetë viçi me kërpudha ...

Materialet për 2 persona
* 2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.)
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 lugë gjelle gjalpë
* 1 filxhan kërpudha të prera
* 1 filxhan lëng mishi
* 2 lugë gjelle brandi
* hudhër
* kripë dhe piper i kuq dhe i zi.
Përgatitja

1. I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër.
2. Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta.
3. I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere.
4. Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës.
I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:13 am

Pite misri me djathë ...

Për 4-5 persona duhen:
* 1/2 kg miell misri
* 2 di qumësht
* pak kripë
* 10 gr. sheqer
* l tharm i bukës;
Për yç:
* 1/2 kg djathë
* 250 gr sheqer
* 3 ve
* l qese vanilje
* 2 lugë miell
* rrush i tharë.
Përgatitja:
Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.
Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.
Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.
Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:13 am

Pilaf me gjalpë ...

Për 4-5 persona duhen:
* 2 filxhanë çaji oriz
* 4 filxhanë lëng mishi ose ujë
* 2 lugë gjelle gjalpë
* kripë, piper i zi.
Përgatitja:
Orizi qërohet, lahet, kullohet dhe skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta. Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë. Kur qitet në pjatë, pilafit mund t'i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. Gjithashtu mund të bëhet edhe me yç dhe në këtë rast përgatitet njësoj si më sipër.
Pilafi mund të bëhet edhe pa e kaurdisur orizin, në këtë rast përdoret vetëm gjalpi.
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar me kripë, në sasi të caktuar, hidhet orizi i pastruar e i larë, përzihet pak dhe mbulohet me kapak, lihet të zihet në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta dhe kur të ketë pirë gjithë lëngun e në sipërfaqe të krijohen vrima, hidhet gjalpë i shkrirë, përzihet, mbulohet me kapak dhe lihet në një anë të shporetit. Kur qitet në pjata i hidhet piper i zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:16 am

Bakllava e shpejtë ...

Receta Gatimi  F.0709103229968_m

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,
* 1 gotë vaj e 1 qumësht,
* afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,
* 700 gr niseshte,
* 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,
* 1/2 kg gjalpë.

Sherbeti:
* 2 kg sheqer,
* 1 lit ujë,
* lëngu i ½ limonit,
* 1 sheqer vanileje.

Përgatitja:
Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.
Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.

Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave. Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve. Gatuhet dhe piqet në të njëjtën mënyrë sikurse bakllava me arra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:16 am

Roladë mozaik ...

Receta Gatimi  F.0711234259385_m

Përbërësit për patishpan:

* 6 vezë,
* 6 lugë sheqer,
* 6 lugë miell,
* 1 qeskë sheqer vanileje
.
Filli:

* 300 gr biskota të bluara (“plazma”),
* 1 portokall,
* 250 gr zhele bonbone të grimcuara,
* 200 gr rrush të thatë të ulur në rum ose ujë,
* 300 gr arra të grimcuara,
* 150 gr çokollatë të grimcuar,
* 200 gr gjalpë të zbutur,
* 4 vezë të freskëta,
* 150 gr sheqer pluhur.

Përgatitja:


Gatuhet patishpani, derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme dhe piqet në furrë me temp.200 gradë C. Përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe mbulohet me të.
Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë. Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende. Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat, arrat, rrushi, çokollata dhe zhele bonbonet. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgaditur. Filli vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet duke i bashkuar skajet e patishpanit. Shkrihen 100 gr çokollatë dhe përzihen mire me 4 lugë qumësht, 4 lugë vaj dhe glazura derdhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer edhe anash. Mbi hidhen arra të bluara. Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:18 am

Bukë e skuqur ...

Receta Gatimi  F.1030000408609_m

Për 6 vetë
* 400 g miell
* 2 vezë
* 300 g djathë i bardhë i grirë
* 3 lugë djathë kaçkavall i grirë
* 1 filxhan vaj ulliri
* pak piper
Përgatitja:
- Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
- Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
- Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
- Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
- Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
- Servireni të ngrohtë.
- Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:19 am

Supë me mish viçi dhe perime ...

Receta Gatimi  F.1030000614941_m

Nevojiten:
? 1 kg mish e 5 patate të prera në kubikë
? 2 karota të prera në feta
? 2-3 degë selino të prera trashë
? 5 lugë salcë domatesh
? 1 filxhan çaji makarona të vogla (yje apo forma tjera)
? 3 lugë vaj ulliri
? kripë e piper.
Gatimi
1. Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.
2. Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinon, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten. Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima.
3. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 1/2 e kohës që shkruhet në paketë. E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën.
4. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:20 am

Revani ...

Përbërësit:
* 10 vezë të freskëta fshati
* 10 lugë sheqer
* 10 lugë miell
Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.
* 1 kg sheqer
* 5 gota ujë,
* 1 qeskë sheqer vanilje
* 4 rrathë të hollë limoni.
Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:21 am

Sheqerpare...

10 te verdha vezesh +nje te bardhe
1kg miell
1kg gjalp
per sherbetin
2gota uji me sheqer 1 me uje pra masa dy me nje


Pergaditja

Rahim te verdhat e vezeve bashke me te bardhen jo shume po mjaftueshem pastaj shtojme gjalpin e shkrire me pare por te ftohur,i perziejme bashke dhe fillojm e shtojme miellin ngadale duke e perzier me dore(ngjeshur)pasi te kesh shtire te gjithe miellin e punojme me duar brumin pastaj e ndajme ne kulece sipas deshires i rendisim ne tepsi piqet ne furre ne temperature 300* sherbeti i hidhet i vaket si dhe sheqerparja te jet e vaket hidhet me kujdes qe te mos prishet kokra e sheqerpares ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:22 am

Hallvë...

1/2 kg gjalpe
1/2 kg miell
1 L uje
1 kg sheqer

Se pari skuqet pak mielli me gjalpin , pastaj i shtohet shqeqeri...vazhdimisht duhet te perzihet.

Pasi te vlon...eshte gati...
Servohet sipas deshires...e ftoht ose e vaket...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Presidenti
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Presidenti


Numri i postimeve : 322

Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitimeMon Mar 21, 2011 2:22 am

Akullore në enë akulli ...

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 8 vezë të freskëta
* 10 lugë sheqer
* 4 qeska krem të rrahur (shllag)

Receta Gatimi  F.0830144322323_m

Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, çokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.

Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë.
Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.
Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar.
Akullorja mund të shërbehet në mënyrë atraktive në enë akulli. Reçeta për enë akulli gjendet në librin”1000 receta për çdo familje”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bukuroshatbukuroshet.123.st
Sponsored content





Receta Gatimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Receta Gatimi    Receta Gatimi  Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Receta Gatimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bukuroshat Dhe Bukuroshet e LLAPIT :: •°¤*(¯`°(BB)•––––•(-• Kultura dhe Arti •-)•––––(BB)°´¯)*¤° :: Kuzhina shqiptare dhe e huaj-
Kërce tek: